• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAOSI NË PARLAMENT/ Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, partitë politike të angazhohen në dialog
Home
Politikë

KAOSI NË PARLAMENT/ Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, partitë politike të angazhohen në dialog

1 October, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Ambasada Britanike në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme në Parlamentin e Shqipërisë nga opozita pasditen e së hënës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada Britanike thekson se dhuna nuk ka vend në demokraci dhe iu ka kërkuar partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare. Ambasada Britanike dënon aktivitetin që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë”, thuhet në postimin e Ambasadës Britanike.

Gjatë seancës së të hënës, opozita hodhi sende dhe bishta karrigesh në drejtim të kryetares së Kuvendit, pengoi deputetët e mazhorancës që të merrnin fjalën, pati përplasje fizike si dhe dogjën karriget e tyre në oborrin e Kuvendit.

Këto veprime të opozitës erdhën si pasojë e revoltës së tyre pas burgosjes së deputetit të PD Ervin Salianji, i cili u dënua nga Apeli me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen “Babale”. Procesin gjyqësor ndaj tij, opozita dhe vetë Salianji e kanë konsideruar burgosje politike.

Për aktet e dhunës nga opozita në Kuvend, policia procedoi penalisht 32 deputetë të PD dhe dosjen e referoi në SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERR NË ZVICËR/ Një burrë me thikë në dorë hyn në kopsht dhe plagos fëmijët
Previous article TKURRET VETËVENDOSJA/ Dy deputetë braktisin Kurtin, kundër Kodit Civil dhe nepotizmit

s.autor

Postime të ngjashme

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura Aktualitet

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT