Hekurudha veriore po rivendos 75% të shërbimeve të anuluara pas ndërprerjes së orareve që çoi në përçarje të rënda.
Ajo ka përballuar 168 shërbime në ditë muajin e kaluar në përpjekje për të lehtësuar kaosin e krijuar në muajin maj .
Të hënën, shërbimet hekurudhore në Mançester, Merseside dhe Lancashire po rifillojnë pjesërisht, ndërsa trenat zonën e e liqenit, po rikthehen.
Pjesa e mbetur prej 25%, ku linja hekurudhore është anuluar, nuk rifillojnë deri në shtator. Kompania, e cila është ballafaquar me thirrjete banorëve për të risjellë linjën e trenave , thotë se një rikthim “më gradual” do të sigurojë një shërbim më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm.
Por Kryebashkiaku i Mançesterit ,Andy Burnham i ka shkruar kryeministres duke i kërkuar asaj të ndërhyjë personalisht mbi “kaosin” e shkaktuar nga Veriu këtë verë.
“Kjo nuk është mënyra për të drejtuar një hekurudhë dhe ne nuk mund të vazhdojmë të japim një shërbim hekurudhor ku operatorët mund të shqetësohen,” shkroi ai. “Jetët e njerëzve janë duke u ndikuar keq nga ky kaos dhe qeveria nuk mund të vazhdojë të mbyllë një sy në vështirësitë e udhëtarëve të veriut”.
“Përçarja që kanë përjetuar udhëtarët e veriut është e papranueshme dhe është jetësore që shërbimet të vazhdojnë të përmirësohen dhe udhëtarët të kompensohen plotësisht”- deklaroi një zëdhënës i qeverisë.
Mijëra pasagjerë kanë aplikuar për kompensim nga Veriu, i cili bëri pagesat e para javën e kaluar.


