Një stuhi e fuqishme dëbore ka shkaktuar kaos në pjesë të bregdetit lindor të SHBA-së, ku më shumë se 60 milionë njerëz po përballen me këtë stuhi dimri.
Stuhia pritet të shtrihet nga Kolorado në Maine dhe 14 shtete janë vendosur paralajmërime të rrezikut.
Në disa vende pritet të bjerë deri në dy metra dëborë, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për “kushte të rrezikshme, në mos të pamundura të udhëtimit” në zonat më të prekura.
Në Nju Jork, kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio, ka paralajmëruar se stuhia mund të jetë më e fuqishmja në disa vite. Ai paralajmëroi banorët që “ta marrin këtë seriozisht”.
Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar në të gjithë verilindjen.


