• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAOS NË SHBA/ Senati voton kundër “emergjencës kombëtare”, sfidon Presidentin
Home
Nderkombetare

KAOS NË SHBA/ Senati voton kundër “emergjencës kombëtare”, sfidon Presidentin

14 March, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Senati amerikan miratoi të enjten një rezolutë që kundërshton shpalljen e gjendjes së emergjencës kombëtare nga Presidenti Donald Trump lidhur me kufirin jugor të vendit.

Rezoluta e miratuar me rezultatin 51 me 49, sfidon kërcënimin e Presidentit se do t’i verë veton rezolutës.

Dymbëdhjetë senatorë republikanë mbështetën rezolutën e miratuar në muajin shkurt nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga demokratët.

Rezoluta nuk ka të ngjarë të kthehet në ligj në kushtet kur nevojiten dy të tretat e votave të Kongresit për të rrëzuar një veto të Presidentit.

“Jam gati për të vënë veton, nëse do të jetë e nevojshme,” shkruante zoti Trump të enjten në mëngjes në një postim në Twitter.

Këtë javë nënpresidenti Mike Pence u takua me senatorët republikanë në përpjekje për të zbutur mbështetjen ndaj rezolutës që kundërshton gjendjen e emergjencës.

Disa republikanë janë shprehur të shqetësuar se presidentët e ardhshëm demokratë mund të uzurpojnë fuqinë e Kongresit për të financuar qeverinë dhe të përdorin shpalljen e gjendjes së emergjencës për të financuar programet e tyre.

Mosmarrëveshja politike lidhen me miliarda dollarë fonde për një mur përgjatë kufirit amerikan me Meksikën kërkuar nga zoti Trump, por që Kongresi ka refuzuar tia sigurojë plotësisht. Ngërçi çoi në një mbyllje të pjesshme të agjencive qeveritare për 35 ditë, që përfundoi në janar.

Bazuar në shpalljen e gjendjes së emergjencës, që Presidenti Trump nënshkroi më 15 shkurt, ai kërkon të marrë para nga programe të tjera federale për të ndërtuar murin, që siç thotë është i nevojshëm për të frenuar imigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës.

Demokratët mohojnë të ketë një emergjencë në kufi, duke thënë se kalimi i paligjshëm i kufirit është në nivelet më të ulta prej katër dekadash.

Lidhur me këtë çështje janë ngritur padi ligjore që mbështesin argumentimin se është Kongresi dhe jo presidenti, ai që vendos se si shpenzohen paratë e taksapaguesve amerikanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI ME SHI/ Si ishte atmosfera në Tiranë për "Ditën e Verës", çfarë pritet të dielën (FOTOT)
Previous article PAK DITË PARA PREMIERËS/ Dalin pamje të reja nga filmi "2 gisht mjaltë" (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries Botë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT