• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 March, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

30 March, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAOS NË KUVENDIN E SERBISË/ Vuçiç akuza opozitës: Tradhtarë, e keni dorëzuar Kosovën
Home
Rajon

KAOS NË KUVENDIN E SERBISË/ Vuçiç akuza opozitës: Tradhtarë, e keni dorëzuar Kosovën

2 February, 2023 shqipe.autor Rajon

Seanca e posaçme në Kuvendin e Serbisë, ku po diskutohet për Kosovën, ka nisur me përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç ka folur për planin europian apo franko-gjerman, për normalizimin e raporteve me Kosovën, teksa opozita e ka cilësuar këtë plan si “kapitullim për Serbinë”.

Megjithatë, që në fillim seanca ishte e tensionuar, sepse përfaqësuesit e opozitës kanë ofenduar vazhdmisht Vuçiçin gjatë fjalimit të tij, për të cilat kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliç, e paralajmëroi disa herë.

Në një moment, teksa Vuçiç po fliste shumë ashpër, duke akuzuar ish-qeverinë për lirimin e kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, nga ndjekja penale në vitin 2001, duke treguar një listë me 1800 shqiptarë të liruar, deputetët e opozitës i treguan rregulloren.

“Për ta, rregullorja është zemra e Serbisë”, tha Vuçiç, pas së cilës deputetët e qeverisë dhe të opozitës janë ngritur nga vendet e tyre, duke çuar në përplasje fizike.

Gjatë seancës, deputetët e opozitës kanë brohoritur slogane “Tradhtarë”, “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të heqim dorë nga Kosova”. Ata po ashtu mbanin pankarta me mbishkrimin “Jo kapitullimit”.

Në nisje të debatit, Vuçiç tha se qëllimi “i ditës së sotme nuk është t’i vëmë përgjegjësinë institucionit apo popullit.

“Qëllimi është të dal para jush dhe qytetarëve dhe sinqerisht dhe haptazi të ndaj atë që na pret dhe çfarë po përballemi. Ajo që është më e rëndësishme është se plani është korniza politike, momenti në të cilin ndodh gjithçka”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se ekipit diplomatëve evropianë dhe amerikanë, me të cilët ka biseduar më 20 janar në Beograd, i ka thënë se ka rezerva të mëdha për çështjen kyçe.

“Ka edhe gjëra të mira në plan, nuk do të flas për to”, shtoi ai.

Propozimi i BE-së, apo siç njihet edhe si plani franko-gjerman, mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Plani nuk është bërë publik, por u është prezantuar palëve.

Shefi i grupit parlamentar të Unionit të Hungarezëve të Vojvodinës, Balint Pastor, në fjalën e tij tha se paqja dhe stabiliteti duhet të jenë prioriteti i parë për të gjithë qytetarët e Serbisë. Ai tha se propozimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, “po përkeqësohen me kalimin e kohës”.

Në fund të fjalës së tij në Kuvend, Vuçiq deklaroi se nëse Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, Kushtetuta e Serbisë do të jetë për të “libër i shenjtë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MËNGJESI PAS DASMËS/ Luizi vendos të surprizojë Kiarën me...
Previous article AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-RROGOZHINË/ 32-vjeçari përplaset me barrierën e trafik ndarëses

shqipe.autor

Postime të ngjashme

DIALOGU PRISHTINË-BEOGRAD/ Kurti: Marrëveshja e arritur me Serbinë duhet të zbatohet saktë dhe sa më shpejt! Rajon

DIALOGU PRISHTINË-BEOGRAD/ Kurti: Marrëveshja e arritur me Serbinë duhet të zbatohet saktë dhe sa më shpejt!

ZBATIMI I MARRËVESHJES SË OHRIT/ Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën tjetër Rajon

ZBATIMI I MARRËVESHJES SË OHRIT/ Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën tjetër

SHPALLET DATA E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE/ Greqia voton për qeverinë e ardhshme më 21 maj Rajon

SHPALLET DATA E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE/ Greqia voton për qeverinë e ardhshme më 21 maj

Facebook Comments

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste Blog

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Blog

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT