• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 May, 2022
AlpeNews

Tirana, Albania

16 May, 2022
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
  • Sociale
KAOS ME BILETAT/ Italianët gati të pushtojnë “Air Albania”. Arkitekti: Vetëm stadiumet e Juves dhe i Udinezes kanë atë standard
Home
Aktualitet
Sociale

KAOS ME BILETAT/ Italianët gati të pushtojnë “Air Albania”. Arkitekti: Vetëm stadiumet e Juves dhe i Udinezes kanë atë standard

8 May, 2022 bora.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Tifozët e Romës janë gati të pushtojnë Tiranën me 25 maj për të ndjekur skuadrën e zemrës përsëri në një finale ndërkombëtare. Por udhëtimi drejt Shqipërisë nuk duket i sigurt për shumë syresh, pasi ka një kaos total me biletat.

E përditshmja sportive italiane “Corriere Dello Sport” ka shpjeguar në një artikull sot se stadiumi “Air Albania” ka krijuar vështirësi të mëdha për finalen, duke pasur parasysh një kapacitet të limituar, me vetëm 19 mijë vende për këtë duel.

Klubet e Romës dhe Fejnord pritnin të merrnin siç është e traditës, një të tretën e biletave për këtë sfidë, por UEFA u ka dorëzuar shumë më pak. Romës i kanë mbërritur vetëm 3500 bileta, të cilat ajo ka qenë e detyruar t’i shpërndajë falas.

Një pjesë i ka shkuar me short të abonuarve, një pjesë sponsorëve, personave me aftësi të kufizuar dhe një pjesë atyre që ishin në ndeshjen e famshme ndaj Bodo. Grupet e organizuara të tifozerisë të klubit italian kanë marrë vetëm nga 100 bileta secili.

Ndërkohë, priten bileta të tjera nga UEFA, por kjo e fundit ka vendosur të nxjerrë fillimisht në shitje biletat në faqen e saj, nga 50 në 180 euro për vendet që mbeten. Duhet të jenë rreth 10 mijë bileta në shitje por priten të jenë shumë më pak, pasi disa janë prenotuar me kohë.

Në Itali kritikojnë UEFA-n për zgjedhjen e një stadiumi të vogël, por arkitekti italian i stadiumit “Air Albania”, Marko Kazamonti, ka insistuar se të gjithë duhet ta shohin këtë ndeshje si një mundësi të mirë për të shijuar një impiant modern që duhet marrë si shembull edhe në Itali.

“Është një nga më modernët në Europë. Unë e kuptoj problemin e kapacitetit, por ky stadium u zgjodh pikërisht për efiçencën e tij. Shikueshmëria dhe komforti janë perfekt, pastaj është pozicionuar në zemër të qytetit, thuajse të gjithë mund ta arrijnë në këmbë”, tha ai.

“Në Itali, vetëm ‘Juventus Stadium’ dhe ‘Dacia Arena’ kanë një standard të këtij niveli. Konsumimi i energjisë me ndriçimin LED është shumë i ulët, është teknologjia e gjeneratës së fundit në çdo aspekt”, garantoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I GJITHË VENDI NË "LUPË"/ Gledis Nano telegram urgjent strukturave të policisë, zbulohet urdhri për ngritjen e...
Previous article KUNDËR ZELENSKYT PËR KRIMENË/ NATO: Nuk do ta njohim kurrë aneksimin nga Rusia

bora.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI NË LEZHË/ Ndërron jetë në spital shoferi që mbeti i plagosur (EMRI) Aktualitet

AKSIDENTI NË LEZHË/ Ndërron jetë në spital shoferi që mbeti i plagosur (EMRI)

PSE ENDE NUK KA NJË EMËR PËR PRESIDENT? Rama i prerë: Do presim deri në raundin e tretë... Breaking News

PSE ENDE NUK KA NJË EMËR PËR PRESIDENT? Rama i prerë: Do presim deri në raundin e tretë...

PAMJE TË RËNDA/ Donte të parakalonte rreshtin e makinave, i riu përplaset me kamionin dhe... Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Donte të parakalonte rreshtin e makinave, i riu përplaset me kamionin dhe...

Facebook Comments

YLLI PATA/ Një vit nga “non grata”: Dimensioni real i ndëshkimit të Berishës Blog

YLLI PATA/ Një vit nga “non grata”: Dimensioni real i ndëshkimit të Berishës

ELISA SPIROPALI/ Evropa, fati ynë, zgjedhje dhe zgjidhje Blog

ELISA SPIROPALI/ Evropa, fati ynë, zgjedhje dhe zgjidhje

PLATOR NESTURI/ Integrimi: Optimizmi i gjatë shndërrohet në lodhje Blog

PLATOR NESTURI/ Integrimi: Optimizmi i gjatë shndërrohet në lodhje

EDUARD ZALOSHNJA/ Cilët janë 650 mijë votuesit gri? Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Cilët janë 650 mijë votuesit gri?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse gjithë Europa po largon diplomatët rus, ndërsa në Tiranë firmosin kundër SHBA? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse gjithë Europa po largon diplomatët rus, ndërsa në Tiranë firmosin kundër SHBA?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT