Ditën e sotme është hapur kantieri më i madh i rindërtimit në Tiranë. kryeministri Edi Rama ka prezantuar punën, teksa nuk i ka ndalur thumbat për kundërshtarët e tij.
“Çdo krizë është një mundësi e madhe, nëse populli thotë të këqijat nuk vijnë vetëm për keq, kjo ishte një e keqe shumë e madhe, për ata familje që humbën të afërmit, pastaj për ata që humbën strehë, por e mira në këtë të keqe është që së bashku, ne po ngrohemi më lart se ç’ishim para se të ndodhte kjo tragjedi dhe Tirana, Durrësi dhe zonat e tjera pas rindërtimit do të jenë vende më të mira se ç’ishin për njerëzit. Kjo zonë mbase do ishte prekur për t’u ngritur më pas 30 vitesh kur të krijoheshin mundësitë ndërkohë që ne e prekim këtë zonë sot me ambicien që mbi këto rrënoja apo ngrehina kaotike, të ndërtojmë në pak vite një qendër të re të Tiranës, në adresë të re për Tiranën që duam dhe një hapësirë cilësisht të re për plot 11 mijë banorë. 11 mijë banorë të vjetër dhe të rinj që do të jetojnë jo si një periferi të largët dhe me shumë mungesa të këtij kryeqyteti që zhvillohet, por që do kohën e saj, por si një zonë ku do të jetë kënaqësi të jetosh dhe nga ana tjetër vlera e pasurisë së patundshme do jetë shumëfish më e lartë se është sot këtu.
Një tragjedi më vetë kjo verbëri e atyre që nuk i kemi përballë, por i kemi mbrapa dhe kërkojnë që të na tërheqin mbrapsht që mishërohen në gjestet e Kryemadhit që bën thirrjen për të shkuar në Kisha e xhami dhe për të mos besuar te virusi dhe nga ana tjetër kryetari i opozitës së çdo ditë është i fiksuar që ne nuk duhet të paguajmë për të përpunuar mbetjet e Tiranës, por duhet ta lëmë që të mbytet nga plehrat dhe në mënyrë hileqare, ju thotë shqiptarëve se ne po japim para nga buxheti për një mafie imagjinare të inceneratorëve. Të mbetemi në të njëjtën gropë ku ai dhe partia janë, një herë në fund të gropës me piramidtat dhe një në buzë të gropës me qeverisjen e tij që e mbylli. Ne do ta sfidojmë sfidën e rindërtimit, për ata që presin të kthehen në shtëpi, për të gjithë fëmijët që presin të rikthehen në shtëpi. Do të përballemi me armikun e padukshëm për të garantuar të gjitha, shkurtët, aparatura dhe medikamente dhe do të përballemi edhe me të ardhmen për të cilën do të mendojmë edhe kur rindërtojmë, se nuk rindërtojmë sa për të futur njerëzit në kasolle, si ata që kanë vila në seri sa pranë detit e kodrës, ndërsa për njerëzit mjaftohen duke imagjinuar kotece dhe geto. Do të përballemi edhe sfidën për t’u ndarë nga kodra e plehrave, do të përballemi edhe me nevojën e Tiranës dhe Durrësit për të zhvilluar infrastrukturës, ndërkohë që flasim një kantier punon ditë natë atje ku ata u mjaftuan të merrnin nga leku Shqiponjën dhe të vendosin pllakën atje, e para skulpturë pllak që unë kam parë se për ta nuk ka lidhje as e bukura, as e pastra dhe as e rregullta. Këta janë forca të shëmtimit, papastërtistë dhe rrëmujës, për ne jo. Edhe në unazën e Tiranës vijon puna, por jo vetëm aty. Ne do e hapim kantierin më të madh publik”, tha Rama.