Një 52-vjeçar është kanosur me mjete të ftohta nga dy të rinj përkatësisht të moshave 29, dhe 28 vjeç.
Dy djemtë me inicialet E.B dhe V.A janë arrestuar nga Policia e kryeqytetit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 18.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.B., dhe V.A., vjeç 29 e 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 17.07.2018, në rrugën e “Elbasanit”, me vetëgjyqësi, kanë kanosur shtetasin A.Z., vjeç 52, banues në Tiranë. Nenet 277 e 84 të Kodit Penal.