Mesfushori 29-vjeçar, Sofiane Feghouli, beson se forma e dobët e Real Madridi është vetëm për një arsye – largimin e Cristiano Ronaldos.
CR7 u largua në verën e vitit 2018 për t’u transferuar te Juventusi.
Që nga atëherë, Reali ka thyer rekorde historike negative me rezultate zhgënjyese dhe ka ndërruar tre trajnerë, duke detyruar Zinedine Zidanen të kthehet sërish në stolin e Los Blancos.
Në fakt, as Zidane, me 300 milionë investime gjatë verës – s’ka arritur ende ta kthjellë Madridin dhe sipas mesfushorit të Galatasaray, që të martën do të përballet me Realin, Sofiane Feghouli, arsyeja e krizës së Realit është për shkak të largimit të CR7.
Mendoni se mungesa e Cristiano Ronaldos ka bërë që Reali të bjejë në aspektin futbollistik? “Është logjike se Reali është më pak i fortë sepse kanë humbur lojtarin më të mirë në histori të futbollit”, u përgjigj ish mesfuhsori i Valencias.
“Zidane? Nuk shoh asnjë më të mirë se Zidane për ta këndellur Madridin. Në Evropë duhet të jeni të mirë në fazën tjetër, e jo në tetor”.
Nëse Real Madridi humb nga Galatasaray, situata e Zinedine Zidane do të komplikohej, çfarë mendon?
“Në futboll gjithçka ecën shumë shpejt dhe njerëzit nuk kanë durim. Në një klub të madh, udhëheqin rezultatet. Pa asnjë dyshim, Zidane ka shkruar histori me Madridin, nuk janë keq në La Liga, është favorit edhe këtë sezon në Champions League. Nuk shoh asnjë më të mirë se ai që të kthejë këtë skuadër”.