• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KANË HUMBUR BUSULLËN”/ Basha sulmon Berishën: Lidershipi i vërtetë i PD janë demokratët
Home
Politikë

“KANË HUMBUR BUSULLËN”/ Basha sulmon Berishën: Lidershipi i vërtetë i PD janë demokratët

10 February, 2024 s.autor Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha, nga Vlora, ku zhvilloi takimin e radhës me simpatizantët, foli për “ata që kanë humbur busullën politike”, duke thumbuar kështu ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Bashës, busullën e humbën edhe “ata që janë krusur nga pasha e medaljeve të marra nga demokratët, por që në ditën më të vështirë të PD nuk u gjendën aty as për demokratët”.

“Vlora dhe vlonjatët kanë ditur t’i vlerësojnë gjithmonë në histori, njerëzit të cilët kanë sakrifikuar nga vetja për diçka më të madhe se vetja. Këtë bënë dhe demokratët në Vlorë. Në një moment kur ishte lehtë të tërhiqeshin pas, në një moment kur nuk ishte e vështirë të humbje rrugën, e bashkë me të edhe arsyen edhe motivimin, edhe vet orientimin ose busullën politike, siç e humbën shumë nga ata të cilët ne i kishim vendosur në piedestal. Siç e humbën shumë ata që janë krusur nga pasha e medaljeve të marra nga demokratët, por që në ditën më të vështirë të PD nuk u gjendën aty as për demokratët, as për votuesit tanë as për vlerat e familjes tonë. Koha tregoi diçka tjetër, se forca e vërtetë e kësaj force politike nuk qëndroi kurrë tek njëshi, apo te dyshi apo te treshi. Me meritë apo pa meritë, siç me të drejt ka evidentuar analiza politike e këtyre muajve në degët e ndryshme të Shqipërisë”.

“Duke mbajtur kriterin kush shan më shumë, është i parë, po shkojmë drejt komunizmit”, tha Basha, duke u shprehur para mbështetësve të tij se lidershipi i vërtetë i PD-së janë demokratët.

“Forca e vërtetë e Partisë Demokratike ka qenë gjithmonë motivi i bashkimit në këtë familje, që është t’i shërbejmë njerëzve, të jemi këtu me njerëzit dhe për njerëzit. Lidershipi i vërtetë i PD janë demokratët. Janë njerëzit të cilët i përkasin familjeve të mëdha të Vlorës, të cilët janë pronarët, të përndjekurit, intelektualëve, profesionistëve, përfaqësuesve të sipërmarrjes. E djathta tradicionale shqiptare, dyert e mëdha të Vlorës, pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrja e ndershme të gjithë bashkë e dinë fare mirë se PD ka lindur si një tjetër, ndonëse rrugës shpesh prej këtyre vlerave u tradhtuan apo nuk u shërbyen ashtu siç u deklaruan në fillim. Duke nisur me të përndjekurit politik, duke vazhduar me pronarët, të zhgënjyer edhe nga PD. Kjo s’do të thotë që ky taban të zhduket, përkundrazi është kthyer në një shumicë dërmuese kundër kësaj të keqje.

Nëse do i dorëzoheshim epsheve të pushtetit do ishte shumë e thjesht. Kriteri i parë, s’ka nevojë për zgjedhje për kryetar, s’ka nevojë për zgjedhje për kryesi. Kush e ka zërin më të fortë, kush shan, më shumë ai do jetë i pari. I dyti që shan më shumë do jetë i dyti, sharësit më të mëdhenj do të jenë kandidatët për deputet dhe filozofia jonë do të jetë në kundër të gjithëve sepse ne jemi shpëtimi. Kjo rrugë e rreme ka krijuar të këqijat më të mëdha për shoqërinë. Kështu lindi komunizmi. Kjo përqasje përjashtuese, nihiliste negativiste pa asnjë alternativë përveç sulmit, është fara për të krijuar një të keqe tjetër siç është e keqja aktuale”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DROGË, ARMË DHE PARA CASH/ Arrestohet shqiptari në Greqi, bashkëpunëtori i tij…
Previous article SHTOHET NJË TJETËR FESTË ZYRTARE/ Parlamenti do votojë 22 nëntorin si ‘Dita e Alfabetit’

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia... Politikë

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia...

TENSIONET/ Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete Politikë

TENSIONET/ Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

SULMET FIZIKE NDAJ DEPUTETËVE/ Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën Breaking News

SULMET FIZIKE NDAJ DEPUTETËVE/ Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT