• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KANDIDIMI NË PRIMARE/ Belind Këlliçi: Jam i sprovuar, kam kaluar pragun
Home
Politikë

KANDIDIMI NË PRIMARE/ Belind Këlliçi: Jam i sprovuar, kam kaluar pragun

3 November, 2022 F.autor Politikë

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka shpjeguar motivet e kandidimit të tij në primaret e Partisë Demokratike, ku nëse do të jetë fitues do të duhet të lërë mandatin e deputetit për t’u përballur me kandidatin socialist në zgjedhjet e 14 majit.

Duke arsyetuar kandidimin e tij, Këlliçi tha se ai ka rekorde publike të opozitarizmit dhe është i sprovuar.

“Gjykoj që ky moment është moment historik.

Gjykoj që kam një rekord publik të opozitarizmit dhe jam një politikan në opozitë, që nga denoncimi i aferës së inceneratorëve, në punën  time në komisionin me aferën që lidh drejtpërdrejtë bashkinë e Tiranës. Gjithashtu me qëndresën e Teatrit, natën jam marr forcërisht dhe jam në gjyq.

Jam politikan dhe kam mundësi të jem në sallën e parlamentit dhe gjykoj se gjithçka duhet lënë mënjanë për një interes më madhor”, tha Këlliçi.

I pyetur për shanset që ka përballë Veliajt nëse del fitues në primare, Këlliçi tha se është një njohës i mirë i Tiranës dhe problemeve të saj.

“Jam i sprovuar. Vitin e kaluar jam ndër të paktët deputetë që kam kaluar pragun, e njoh Tiranën. Kam treguar që di ta mbaj votën edhe në bastionet më të egra të PS. Përfaqësoj zonën më të varfër të Tiranës, Kombinatit dhe fshatrat përreth dhe di problemet që ka çdo qyetar i Tiranës”./Opinion.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO JETË NË ZYRË NË 12 NËNTOR? Edi Rama nuk trembet: Jemi vend i NATO-s, s’do shkruajmë këngën e Oso Kukës
Previous article ANIJA ISHTE NISUR.../ Telefonata anonime që zbuloi kokainën në banane, 30 kontenierë të tjerë në radhë për...

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT