• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kandidati për Komitetin Ekzekutiv kërkon rinumërimin e votave: Jam unë fitues dhe jo Spahiu!
Home
Futboll

Kandidati për Komitetin Ekzekutiv kërkon rinumërimin e votave: Jam unë fitues dhe jo Spahiu!

8 February, 2018 Q.Autor Aktualitet, Futboll, Sport

Gjatë Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, që është mbajtur dje në Durrës, përveç rikonfirmimit të Armand Dukës në krye të institucionit të futbollit në vend, është votuar edhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Në raundin e parë të votimeve janë përzgjedhur pesë emra dhe në të dytin katër të tjerë.

Mes kandidatëve ka qenë edhe Kristian Gjidodaj, aktualisht kryetar i Këshillit Bashkiak të Lezhës. Ky i fundit, në bazë të procesverbalit të mbajtur gjatë numërimit të votave për anëtarët e KEsë, pretendon se është fituesi i fundit. Pasi mediat publikuan listën e fituesve dhe në të mungonte emri i tij, Gjidodaj ka kontaktuar gazetën “Panorama Sport” për të dhënë variantin e tij.

Ai pretendon se kemi të bëjmë me një lapsus të komisionit të numërimit, pasi në bazë të votave është ai fituesi dhe jo Edmond Spahiu (ky i fundit fitoi me 18 vota).

“Në momentin që po numëroheshin votat për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, isha duke ndjekur procesin në televizor dhe, në bazë të numërimit që kam bërë, isha fitues. Por, një gjë e tillë nuk ka rezultuar në fund, ku unë nuk isha në listën fituese të 9 anëtarëve”, u shpreh fillimisht lezhjani.

NDRYSHIMI – Menjëherë pasi është njohur me rezultatin e dalë nga komisioni i numërimit, ku nuk rezultonte fitues, Gjidodaj ka kërkuar rinumërim, pasi pretendon se Spahiu kishte 3 vota më pak se ai. “I kam kërkuar komisionit menjëherë që të hapeshin edhe njëherë votat dhe të rinumëroheshin për pretendimin që kisha.

Votimet

Një gjë e tillë ndodhi dhe unë në fund rezultova fitues me 17 vota, ndërsa kandidati tjetër Spahiu kishte 14 vota. Anëtarët e komisionit më konfirmuan se të hënën do të hartojnë një tjetër procesverbal për të rregulluar këtë lapsus që është bërë dhe unë do të jem në listën fituese të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së”, përfundoi Kristian Gjidodaj, i cili mund t’u bashkohet 8 emrave të tjerë të këtij komiteti, që u shpallën fitues në zgjedhjet e zhvilluara dje. Në garën për 9 vende të Komitetit Ekzekutiv ishin 23 emra, të cilët vinin nga fusha të ndryshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bayern kërkon dy yjet e Bundesligas, zëvendësues të Robben dhe Ribery
Previous article ATENTATI NË ELBASAN/ Kush është Egdi Hysnellari, 19 vjeçari nga Pogradeci i shpallur në kërkim (FOTO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT