• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KANDIDAT PËR KËSHILLIN KOMBËTAR/ Bujar Kapexhiu flet për herë të parë: PD do e kalojë këtë situatë të vështirë…
Home
Politikë

KANDIDAT PËR KËSHILLIN KOMBËTAR/ Bujar Kapexhiu flet për herë të parë: PD do e kalojë këtë situatë të vështirë…

30 April, 2022 s.autor Politikë

Bujar Kapexhiu, i cili është një nga kandidatët në listë për Këshillin Kombëtar të PD, ka folur për gazetarin e Panorama pak para nisjes së kuvendit kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Lidhur me situatën në PD, Kapexhiu tha se “jam optimist që do e kalojë padyshim këtë situatë të vështirë se është aset i politikës shqiptare, duhet të gjithë ne dhe ata që nuk janë me PD të lusin Zotin që të rregullohen gjërat në PD, të vijë një opozitë e vërtetë përballë këtij regjimi të mbrapshtë”.

Pyetje: Do ju shohim më shpesh në politikë tani?

Bujar Kapexhiu flet për Panorama: Kënaqësi që organizatorët më ftojnë të jem në Këshillin Kombëtar. Me kënaqësi do jap kontributin tim. Hyrja që thoni ju në politikë ndoshta nuk është e tanishme se do të jem nëse do të jem anëtar i Këshillit Kombëtar, unë me politikën jam marrë gjithmonë me artin tim të karikaturës, kam ndjekur hap pas hapi politikanë të vecantë. Sidomos në gabimet e politikanëve kam bërë karikaturë duke i goditur pa i fyer por si qëndron e vërteta sipas mendimit tim. Nëse unë gjatë këtyre viteve kam dhënë një kontribut modest në linjën e politikës shqiptare atëherë do e quaja që me artin tim merrem cdo ditë me politikë.

Pyetje: Jeni kandidat për të qenë pjesë e strukturave kryesore, si e shihni momentin në të cilin vendosni të anëtarësoheni? PD është në një krizë!

Bujar Kapexhiu flet për Panorama: Nuk është puna që unë po angazhohem. Kjo s’do të thotë që ai gardhi i PD mua do më izolojë. Unë do shoh problemet dhe brenda këtij oborri, me syrin kritik brenda direktivave të PD. Dhe unë kam menduar ndonjëherë më mirë më i saktë e i frytshëm kontributi im do jetë brenda apo jashtë? Deri tani kam qenë jashtë.

Brenda ndoshta do i njoh më mirë e të gjitha kritikat që do bëj do jenë më profesionale të sakta e kontributi im do jetë më i madh.

Pyetje: Nga një sy i jashtëm, si jeni tani mendoni që PD do e kalojë këtë krizë ku është futur?

Bujar Kapexhiu flet për Panorama: Unë jam një optimist dhe me optimizmin tim dhe që edhe PD do e kalojë padyshim këtë situatë të vështirë se është aset i politikës shqiptare, duhet të gjithë ne dhe ata që nuk janë me PD të lusin Zotin që të rregullohen gjërat në PD, të vijë një opozitë e vërtetë përballë këtij regjimi të mbrapshtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVENDI I BERISHËS/ Mbërrijnë Rudina Hajdari, deputetë e delegatë të tjerë
Previous article "KISHA MOMENTE INTIME ME SESILIA PLASARIN EDHE PSE ISHA I MARTUAR"/ Frederik Ndoci shokon me deklaratën bombë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT