• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kancelarja Merkel kërkon më shumë PËRPARIM të Kosovës drejt BE-së
Home
Rajon

Kancelarja Merkel kërkon më shumë PËRPARIM të Kosovës drejt BE-së

9 May, 2018 F.autor Rajon

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri thirrje për më shumë përparim në Kosovë në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo i bëri këto komente para takimit të së mërkurës në Berlin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ajo tha se ka pasur përparim në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane por ende ka një sëre sfidash përpara.

“Ne qartazi duam më shumë përparim, në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe qartazi, papunësia është një problem dhe sfidë e madhe dhe kudo që mund të përmirësojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe ku mund të ndihmojë Bashkimi Evropian, ne do ta bëjmë këtë”, tha zonja Merkel.

Ajo vuri theksin edhe tek bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që janë kusht për përparimin e të dyja vendeve drejt Bashkimit Evropian.

“Çështje thelbësore sa i përket afrimit me BE-në janë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E dime që nuk është e lehtë, por besojmë se është arritur përparim. Por, duhet të vazhdojmë punën për këtë”, tha kancelarja Merkel.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se do të dëshironte një rol më aktiv mbështetës të kancelares Mërkel në këtë proces.

“Ju do të ishit shpresa e Ballanit Perëndimor”, i tha ai kancelares Merkel, duke e siguruar atë se “Kosova është e gatshme të hap kapitullin e periudhës përfundimtare të bisedime për të arritur një marrëveshje të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Viti 2018 është periudhë kur Bashkimi Evropian pret përparim në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që është kusht për integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUS- MILAN/ Douglas Costa shënon golin e dytë
Previous article JUVENTUS-MILAN/ Bardhezinjën shënojnë në finale

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

E ZHYTUR NË KRIZË INSTITUCIONALE/ Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja Rajon

E ZHYTUR NË KRIZË INSTITUCIONALE/ Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT