• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KANABIS, PËRNDJEKJE, DHUNË DHE VJEDHJE E ENERGJISË ELEKTRIKE/ Arrestohen 6 persona në Tiranë! Në pranga edhe 3 shoferë
Home
Aktualitet
Kronikë

KANABIS, PËRNDJEKJE, DHUNË DHE VJEDHJE E ENERGJISË ELEKTRIKE/ Arrestohen 6 persona në Tiranë! Në pranga edhe 3 shoferë

29 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës gjatë ditës së sotme, për vepra të ndryshme penale duke përfshirë kanabis, përndjekje, dhunë dhe vjedhje të energjisë elektrike. Ndërsa 3 shoferë u arrestuan për shkelje të ndryshme në rrugë.

Konkretisht u arrestuan A. Ç., 31 vjeç, dhe A. H., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të A. Ç., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi kanabisi, ndërsa A. H., një mjet prerës thikë.

Po të njëjtat struktura arrestuan 21-vjeçarin me iniciale D. D., banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe në vende të ndryshme, ka përndjekur ish-të dashurën e tij.

Gjithashtu u arrestua për të njjetin shkak L. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur një 31-vjeçare.

Ndërsa një 51-vjeçar me iniciale A. Shka rënë në prangat e bluve të Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj mbesave të tij.

Në pranga ka rënë edhe një 41-vjeçar me iniciale O. P, banues në fshatin Marqinet, Vorë, pasi në objektin në administrim prej tij, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Sa i përket shkeljeve në rrugë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan:

– R. Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;

– D. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– F. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË VEND/ Rama thirrje Prokurorëve: Mos pushoni çështjet për ‘piromanët’, ata kriminelë djegin pasuritë e vendit tonë
Previous article RËNIA E EUROS NË TREG/ Rama: Leku i fortë, një histori suksesi e qeverisë, nëse do binte leku…

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT