Arrestohet ne flagrance nje shtetas nga Tirana, ne kuader te operacionit antidrogë i koduar “Bradasheshi”. Policia e Elbasanit ben me dije se atij iu gjet ne makine nje sasi prej 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate, gati per ta shitur. Ne gjendje te lire po hetohet pasagjerja qe ai kishte ne makine.
NJOFTIMI I PLOTË
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bradasheshi”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
• Artur Gjolena, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për “Mos kallëzim krimi”, shtetasja: (pasagjere në mjetin ku u gjet lënda narkotike)
• V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të parashikuar nga nenet 283, 291 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Artur Gjolena, dhe për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit” të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetases V.K.
Elbasan Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar "Bradasheshi"Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan.Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike. Si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetase (pasagjere), për mos kallëzim krimi.Sekuestrohet 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Bradasheshi".Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:• A. Gj, 37 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për "Mos kallëzim krimi", shtetasja: (pasagjere në mjetin ku u gjet lënda narkotike)• V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", " Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" të parashikuar nga nenet 283, 291 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A.Gj dhe për veprën penale "Moskallëzimi i Krimit" të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetases V.K.
Posted by Policia e Shtetit on Friday, August 24, 2018


