• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Kamza shpërthen ndaj FSHF-së: Korbat e zinj dhe… korbi i madh
Home
Sport

Kamza shpërthen ndaj FSHF-së: Korbat e zinj dhe… korbi i madh

25 May, 2018 Sadik.Autor Sport

Klubi i Kamzës e ka festuar gjatë qëndrimin në Superiore. Por, të enjten mbasdite, i ka mbërritur një “mandatë” nga Komisioni i Disiplinës, që e dënon me 4 ndeshje pa tifozë në kampionatin e ardhshëm. Ky dënim është konsideruar tendencioz dhe si njëlloj hakmarrjeje nga FSHF-ja, çka bëhet me dije në këtë deklaratë për shtyp:

“Pasi u njohëm me ndëshkimin nga Komisioni i Disiplinës, ku KF Kamza nuk do të ketë të pranishëm tifozët e saj për 4 ndeshjet e sezonit 2018-2019, duhet të reagojmë për të mbrojtur dinjitetin e skuadrës sonë.

Pasi jemi luftuar gjatë gjithë kampionatit të sapombyllur nga skenare të turpshme dhe “korbat e zinj” (arbitrat), të cilët pasi e panë të plagosur Kamzën, zbrisnin hera-herës në tokë për ta copëtuar, por nuk ia dolën, tashmë sulmi vazhdon nga e vetmja mundësi, Komisioni i Disiplinës, pasi gara mbaroi dhe Kamza ia doli të mbijetojë.

Krahas kënaqësisë së punës sonë të palodhur, kënaqësia më e madhe ishin mesazhet e shumta të urimeve nga njerëz të ndryshëm, të cilët na uronin, sepse arritëm të mposhtnim një sistem të kalbur.

Sulmet e turpshme ndaj skuadrës sonë vazhdokan edhe për sezonin e ri, si për të na treguar që në start se nuk do ta kemi aspak të lehtë luftën me “korbat e zinj” dhe me “korbin e madh”. Por, ne kurrë nuk do të dorëzohemi, se ne jemi Kamza e nuk pyesim për “korba” e “pula”.

Skenari i fundit nuk u doli, pasi në Teatrin e Korçës nuk ka më aktorë, po futbollistë dhe drejtues. E nëse regjisë qendrore në Tiranë i kanë shpëtuar këto “filma”, UEFA nuk të fal… U bashkuan të gjithë në Korçë dhe, në vend që të luanin futboll për të argëtuar tifozët e pranishëm, dhuruan një shfaqje të turpshme.

Gjithsesi, pasi nuk ia dolën në fushë, tashmë na kanë dënuar. Por, nuk janë gjyqtarët, apo instanca të tjera, që na dënojnë për ndeshjen me Laçin, por një individ, sepse futbolli shqiptar është jo në dorë të drejtësisë, por në duart e individëve, atyre që nuk e kanë gjuhën për të folur të vërtetën, por për të shkëlqyer mëngjes për mengjës këpucët e “korbit të madh”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLAUDIA MALAJ/ Unë nuk dal në protestë për BABALEN
Previous article “E dua Salah, është si Messi”; Ronaldo lavdëron yllin e Liverpool

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT