Akademia e Klubit Manchester City dhe shkolla e tij e futbollit për fëmijët do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin.
Dje u firmos marrëveshja me Manchester City, ku për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.
Kryeministri Edi Rama publikoii sot një videomesazh nga kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, e cila e cilëson këtë akademi ekselente për fëmijët e gjithë Ballkanit.
“Jemi në Manchester, jemi duke u kthyer për Shqipëri me një marrëveshje e cila na bën krenar për të patur një shkollë futbolli dhe një akademi ekselente për fëmijët e Durrësit, Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit”, tha Sako.
Me këtë marrëveshje, Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën.


