• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAMPET ÇNJERËZORE TË KOMUNIZMIT/ 2 000 të burgosur ndërtuan si skllevër kanalin Peqin-Kavajë, 50 km të gjatë
Home
Dossier

KAMPET ÇNJERËZORE TË KOMUNIZMIT/ 2 000 të burgosur ndërtuan si skllevër kanalin Peqin-Kavajë, 50 km të gjatë

8 November, 2018 Isa.Autor Dossier

“Barakat ishin ndërtuar me dërrasa e të mbuluara me katroma mbi një terren prej dheu. Baraka përbrenda përshkohej nga një korridor prej dheu, anash të cilit zgjateshin dy shtresa prej dërrase, mbi të cilat shtriheshin dyshekët e të burgosurve”.

Puna e të burgosurve politik  ishte më e vështira dhe në kushte çnjerëzore, pothuajse të gjithë kampet e punës së detyruar, që zhvendoseshin sa herë përfundonte një front pune e niste një i ri. Kampi me të burgosurit që do të ndërtonin kanalin Peqin- Kavajë, renditet ndër kampet më të tmerrshme në Shqipëri, bashkë me ato, ku të burgosurit u shfrytëzuan për tharje kënetash.

Ky kamp ishte ngritur në maj të vitit 1951 dhe funksionoi deri në nëntor 1952. Një prej të burgosurve politik, që vuajti dënimin me punë të detyruar në këtë kamp, ishte Ahmet Bushati, i cili ka lënë këtë dëshmi në librin e studiuesit Kastriot Dervishi “Kampet dhe burgjet në Shqipërinë Komuniste”.

Ahmet Bushati kujton: “Ne shpesh do udhëtonim dhe 4-5 km në ditë për të arritë frontin e punës. E po aq për t’u kthyer mbrapsht tek kampi i ynë, që përbëhej nga barakat. Këto ishin ndërtuar me dërrasa e të mbuluara me katroma mbi një terren prej dheu. Baraka përbrenda përshkohej nga një korridor prej dheu, anash të cilit zgjateshin dy shtresa prej dërrase, mbi të cilat shtriheshin dyshekët e të burgosurve.

Veç barakave të fjetjes, të vendosura në sistem po prej dërrase, ishin edhe kuzhina, WC etj. Një kamp i tillë, ishte kopje e modelit sovjetik, meqë që në vitin 1951, ende pa u futur në kamp, ne pamë një grua sovjetike, që u shpjegonte gardianëve sesi funksiononte një kamp i tillë. Në të katër këndet e kampit, lartësoheshin kullat e policëve të shërbimit. Një brigadë të burgosurish përbëhej prej 200-300 vetash, të ndarë si një ushtri në kompani e skuadra me komandantët e tyre përkatës. Për çdo brigadë kishte një palë përgjegjës gjatë kohës së punës. Rrethimi i kampit ishte natyrisht me tela me gjemba”.

Për hapjen e kanalit si dhe për ndërtimin e pjesës së betonit, u punua me krahë në kushte shumë të vështira. Përpjekjet për arratisje ishin mënjanuar tërësisht nga komanda. Në nëntor 1951, kampi ka qenë në Kavajë për të hapur një kanal me degëzim deri në Durrës. Këtu i ka zënë të dënuarit festa e 29 nëntorit. “Skenat e të uriturve të një kampi janë të shumta, të ndryshme e të përditshme, të ngjashme mes tyre ose jo, e prekëse”, – dëshmon Ahmet Bushati.

Qendra e kampit ishte në lëvizje, si për llogari të ndërtimit të kampit. Nga dokumentet del se në mars 1952, qendra është në Gosë të Kavajës. Në gusht të këtij viti, është sërish në Peqin. Në korrik ndodhet në fshatin Cingël (Çengelaj). Ndonëse komanda nuk ka qenë e aftë të përpilojë një shifër të pjesëmarrjes në punë të të burgosurve, këtu kanë punuar deri në 2 mijë veta. Bëhej fjalë për një kanal ujitës rreth 50 km të gjatë, i cili merrte ujin nga lumi Shkumbin dhe e çonte në fushat e atyshme, midis Kavajës dhe Peqinit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NDAJ KRIMIT/ Ambasada e SHBA: Duhet Ministri e Brendshme funksionale
Previous article PUBLIKON PAMJET NGA AVIONI PRIVAT/ "Mburret" Bebe Rexha: Nuk kam nevojë për... (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament... Dossier

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament...

DOSSIER/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91: Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit... Dossier

DOSSIER/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91: Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT