• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kamp refugjatësh në Shqipëri? Reagon Basha: Është karamele për gojën e hidhur të Evropës nga skandalet Tahiri e Xhafaj
Home
Shqipëri

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Reagon Basha: Është karamele për gojën e hidhur të Evropës nga skandalet Tahiri e Xhafaj

8 June, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kryedemokrati Basha ka deklaruar sot se ngritja e nje kampi refugjatesh ne vendin tone, nuk mund te jete vendim i Rames, dhe as te serviret as si “karamele për të embëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet e Tahirit dhe Xhafajt”.

Pyetje: A jeni ju në dijeni si lideri i opozitës për një plan të mundshëm për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri, i referohem disa publikimeve në media të ndryshme që kanë qarkulluar nga dita e djeshme dhe sot që citojnë edhe disa deklarata të kancelarit Kurz, ku nuk përmendet Shqipëria, por lihet një lloj dyshimi. Nga biseda që keni pasur me miqtë austriakë a keni ju një infiormacion shtesë mbi një gjë të tillë?

Basha: Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm, përfshi edhe kancelarin Kurz dhe të tjerë përfaqësues të qeverive perëndimore edhe mbi këtë problem. Shqetësimi sa i përket Shqipërisë dhe aktivizimit të ashtuquajturës rrugë ballkanike ka të bëjë me a është e aftë Shqipëria në këtë gjendje të shtetit ligjor, në këtë gjendje të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit që konsiderohet e pamjaftueshme të përballojë një krizë të tillë?! Ne si opozitë jemi të angazhuar për të dhënë kontributin tonë nga ana tjetër kemi bërë fare të qartë që ashtu si në luftën kundër trafikut të drogës, trafikut të qenieve njerëzore, luftës kundër korrupsionit qeveritar diferenca bëhet nga mungesa e vullnetit politik apo nga ekzistenca e vullnetit politik. Opozita, PD ka demonstruar katërciprisht vullnetin politik për tu përballur me të vërtetat, jo për ti fshehur ato as për të pretenduar që nuk ekzistojnë, ndërsa një qeveri e cila deri më dje mohonte krimin, drogën, në vlerësimin tonë nuk ka as besueshmëri as vullnetin politik dhe as potencialin për të mobilizuar kapacitetet shtetërore. Ndaj, një dimension i tillë që kapërcen kufijtë e vendit tonë nuk mund të jetë një vendim i vetëm një personi, aq më pak nëse kjo serviret si karamele për të ëmbëlsuar gojën e hidhur të Europës nga skandalet Tahiri, Xhafaj dhe lufa e pamjaftueshme kundër drogës dhe krimit. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tornadoja erëra të forta që lëvizin me 250 kilometra në orë në SHBA-të/ Qytetarët filmojnë gjithçka (Video)
Previous article Çmendet Juventus, 70 mln euro + Rugani për 23-vjeçarin ballkanas

Redaktor2

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT