• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAMIONI ME DROGË KAPET NË DOGANËN E BLLATËS/ Policia: Sekuestruam 370 kg lëndë narkotike, si u përzgjodh mjeti për kontroll (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

KAMIONI ME DROGË KAPET NË DOGANËN E BLLATËS/ Policia: Sekuestruam 370 kg lëndë narkotike, si u përzgjodh mjeti për kontroll (DETAJET)

6 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit, me anë të një deklarate, njofton zyrtarisht se në Doganën e Bllatës në Dibër janë sekuestruar 370 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Uniformat blu shprehen se janë duke hetuar me imtësi rastin, duke shtuar se vazhdojnë hetimet për dokumentimin e skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narrkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Bllatë/ DIBËR

Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare

Policia Kufitare Bllatës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër parandaluan dhe  goditën  një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestohet   në flagrancë  26 vjeçari, i cili tentoi të trafikojë 370 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare  Bllatë, në kuadër të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të trafikut ndërkombëtar të  narkotikëve, kanë shtuar kontrollet dhe bazuar  edhe në bazë të analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, dhe shkëmbimit të informacioneve me Sektorin për Hetimine  Narkotikëve në DVP Dibër,  kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar në vijë të dytë në dalje të Republikës së Shqipërisë, mjetin kamionçinë tip “Benz”,   me drejtues shtetasin F. A., 26 vjeç, banues në Gjoricë e Poshtme, Bashkia Bulqizë, i cili kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit,  shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehur në brendësi të kamionçinës lëndë narkotike.  Kontrolli ka vijuar  nga grupi hetimor dhe  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, ku gjatë kontrollit të imtësishëm  u gjet e fshehur  një sasi prej 370 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis , e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore , Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër , bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të  kamionçinës .

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP-Dibër  në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për  dokumentimin e plotë të skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Shikoni si fabrika e këpucëve në Çorovodë pushtohet nga flakët e mëdha (DETAJET+VIDEO)
Previous article ENDRI KAJSIU/ E vërteta e akuzave te “doktor” Spahisë, që po bën edhe partinë qesharake si veten

Delo.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT