• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAMARIER APO KLIENT? E vërteta e 19-vjeçarit që e kapi breshëria e plumbave në “Don Bosko”
Home
Aktualitet
Kronikë

KAMARIER APO KLIENT? E vërteta e 19-vjeçarit që e kapi breshëria e plumbave në “Don Bosko”

5 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy prej të plagosurve nga masakra e Don Boskon mbrëmjen e së martës në Tiranë, kanë dhënë dëshminë e tyre për grupin hetimor.

Kamarieri Azbi Selimaj 19 vjeç dhe Arben Dani 46 vjeç kanë thënë për policinë se nuk kanë mundur që të shikojnë asgjë dhe nuk i kanë vënë re atentatorët, vetëm kur janë gjendur nën breshërinë e plumbave.

Kamarieri 19-vjeçar është qëlluar me armë aksidentalisht nga breshëria e kallashnikovit të autorëve, ndërsa 46-vjeçari kishte ardhur nga Durrësi dhe është mik i viktimës, si dhe dy të plagosurve të tjerë të cilët janë vëllai dhe daja 35-vjeçarit që humbi jetën.

Sipas grupit hetimor, dyshohet që objektiv i sulmit me armë të ketë qenë Edmond Crroj, daja i dy vëllezërve Çela, viktimës Erion dhe të plagosurit Blerim.

Hetuesit dyshojnë se autorët e kanë ndjekur prej kohësh Edmond Crrojn dhe kanë pritur momentin e duhur për ta sulmuar me armë kur të ndodhej së bashku me dy nipërit e tij.

Të 4 të plagosurit ndodhen në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Dëshmia e dy prej tyre nuk ka ndihmuar shumë grupin hetimor. As në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, çka do të thotë se autori ka qëlluar nga brenda makinës duke mos lënë prova në vendngjarje.

Do të jenë kamerat e sigurisë që pritet të ndihmojnë grupin hetimor për të zbardhur dinamikën e vrasjes dhe itinerarin e lëvizjes së atentatorëve. Këta të fundit u larguan në drejtim të Laprakës me një makinë me targa të vjedhura në Vorë

3 nga të plagosurit dhe viktima kanë qenë së bashku në një tavolinë në lokal kur ndaj tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi. Ndërsa i plagosuri tjetër, 19-vjeçari Azbi Selimaj ka qenë kamarieri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORGANIZOI LOJËRA FATI NË LOKAL/ Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë
Previous article AKSIDENT NË ELBASAN/ Përplaset me makinën, shihni ku ka përfunduar drejtuesi i motorit (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT