• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM THËNË DO E VRAS ME KALLASH”/ Nuk ndalet Cllevio, reagon sërish për Noizy-in pas daljes nga burgu
Home
Aktualitet
Kronikë

“KAM THËNË DO E VRAS ME KALLASH”/ Nuk ndalet Cllevio, reagon sërish për Noizy-in pas daljes nga burgu

21 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Durrësit liroi nga burgu Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio, i cili u arrestua pas denoncimit të Noizy-t se e kërcënonte me jetë.

Togat e zeza dhanë masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij. Cllevio u arrestua më 16 prill pas denoncimit të Noizy-t, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku.

Ky i fundit deklaroi se Cllevio i kishte shkaktuar frikë e ankth me kërcënimet me jetë që i bënte. Me anë të një shkrimi të gjatë në Instagram, reperi sqaroi konfliktin me këngëtarin pas padisë së bërë një ditë më parë ndaj tij për përndjekje ta vazhdueshme ndaj tij dhe familjarëve të tij.

Noizy shprehet se vazhdimisht është tërhequr nga hakmarrja ndaj tij në rrugë ligjore për shkak se i vëllai i Cllevios i është lutur ta lërë me aq. Ai shton se ka vendosur ta bëjë edhe njëherë të njëjtën gjë për të njëjtën arsye duke qenë se i vëllai ka ardhur për ta takuar.
Pas daljes nga qelia, teksa ndodhej në shtëpi, Cllevio ka bërë një live në Tik Tok për fansat e tij ku nuk la pa përmendur situatën me Noizyn.

Cllevio tha se ka qenë ai i cili i ka kërkuar reperit që të bëhen miq, por ka qenë ky i fundit ai i cili e ka refuzuar. Kjo deklaratë e këngëtarit bie në kontradiktë me atë të Noizyt i cili është s hprehur më parë se parë se është ulur në tavolinë me prindërit e tij dhe Klevion për të qetësuar gjakrat dhe të mbeten miq, por ai nuk ka pranuar.

Duke e quajtur raportin e tyre “dashuri dhe urrejtje”, Klevioli është shprehur se me Noizyn nuk do të ketë miqësi.

“E pranoj që e kam thënë qe do e vras me kallash, po e kam thënë sepse kjo është Shqipëria edhe ndodhin këto gjëra. Unë i kam propozuar gjithmonë i kam thënë hajde bëhemi shokë. Ai më ka thënë jo se po të kapa. Kjo e jona është dashuri dhe urrejtje. Se po të mos jesh ti (Noizy) nuk kam me kë të merrem, por edhe po të jesh ti më vjen inat pse je.

Nuk e di çfarë i thotë ajo kokë e madhe, kokë qen sharri. Bën si i keq, por nuk e ka zemrën e keqe. E ka zemrën si lepurush i vogël. Trembet dhe e kap ankthi. Ore bello nuk do të luaj më. Ta keni të sigurt, unë shokë me atë nuk bëhem. Nuk jam ai tjetri (Stresi)”- dëgjohet të thotë ai./Panorama/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISIONI I FSHET I FUTI NË "SHERR"/ Luizi teksa sheh Kiarën e përlotur: Është më e mirë se unë, vdeksha për të
Previous article TJETËR DËSHTIM PËR ELTON MUSK/ Humbet 13 miliardë dollarë për 24 orë

s.autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari Aktualitet

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT