• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM SHTËPINË ME LLAMARINA”/ Gjykata e Posaçme vendos më 31 janar për ish-shoferin e Ardi Veliut, bashkëshortja e tij: U bëra gjyshe në burg
Home
Aktualitet
Kronikë

“KAM SHTËPINË ME LLAMARINA”/ Gjykata e Posaçme vendos më 31 janar për ish-shoferin e Ardi Veliut, bashkëshortja e tij: U bëra gjyshe në burg

23 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme vendosi të shpallë vendimin më 31 janar për Sokol Idrizaj, ish-shoferin e ish drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, në seancë Sokol Idrizaj ka deklaruar: “Edhe në komunizëm nuk futej në burg një familje e tërë, mediat kanë abuzuar me rastin tim, më kanë baltosur mua dhe familjen.

Rrobat e ardhura nga Franca nga vajza ime është konfirmuar nga vetë shteti francez që nuk kanë të vjedhura. Edhe në kohën e Enverit, prokurori nuk dilte dot mbi gjyqtarin, unë jetoj në shtëpi me çati me llamarina, ndërkohë që akuzohemi për fshehje të ardhurash me vlera miliona lekë”-ka deklaruar Idrizaj.

Avokati i tij pohoi se prokuroria në mënyrë të paprecedentë dhe me zell ka ngritur akuzën për grup të strukturuar kriminal tek 4 anëtaret e një familjeje, burrë, grua dhe 2 vajzat.
Sipas tij, Sokol Idrizaj ka 35 vite karrierë në polici dhe është i pajisur me certifikatë sigurie. Kjo çështje është pompuar edhe mediatikisht vetëm se ai ka shërbyer si shofer i Ardi Veliut.

Gruaja e Sokolit, Elda Idrizaj: “U bëra gjyshe në burg, ne jemi familje e rregullt, vajza sillte rroba për t’i shitur online me qëllim për disa të ardhura më shumë, na është shkatërruar jeta nga kjo histori, ç’lidhje kemi ne me grup të strukturuar kriminal?”.

Egi Idrizaj: Ta dija që për një faqe online shitje do përfundoja këtu nuk do merresha, unë kam djalin 1 vjeç prokuroria kërkon 10 vite burg

Bora Idrizaj: Nga kjo histori kam ngelur pa punë, na është shkaktuar traumë, jam vetëm 22 vjeç

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA SHTYN VLEFSHMËRINË E ID-VE TË SKADUARA/ Gjiknuri: Vendimi vetëm për diasporën, absurde të votojë kush s’ka dokument shqiptar
Previous article "LIGJET" PRO LETËRNJOFTIMIT DIGJITAL/ Mahila: Të sigurta, sipas standardeve të BE-së

s.autor

Postime të ngjashme

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT