Vendi ynë prej kohësh tashmë është kthyer në një “vatër të zjarrtë” të kultivimit dhe tregtimit të lëndës narkotike kanabis.
Policia raporton thuajse çdo ditë për parcela të gjetura në zona malore dhe toka, të cilat më pas asgjësohen nga autoritetet. I ftuar në “Shqipëria LIVE”, avokati Kujtim Cakrani deklaroi se ai vetë zotëron qindra hektarë tokë, në të cilat mbillet kanabis nga persona të tjerë. Ai tha i kërkon policisë që t’i kontrollojë, pasi ai vetë nuk e bën dot.
“Unë kam qindra hektarë tokë që i kam në pronësi të trashëguara nga paraardhësit e mi. Për këto toka, unë detyrohem t’i kërkoj policinë, ‘më menaxhoni tokat sepse atje mbillet kanabis’. Unë e di që aty mbillet kanabis, janë qindra hektarë tokë që nuk mund t’i kontrolloj vetë. Prandaj, në mënyrë që mos të përfshihem i dërgoj shkresa policisë së shtetit.”- tha avokati


