• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM QENË TEK…”/ Njeriu që rrëzoi bustin e diktatorit: Për një karrige po hahen çakejtë me…
Home
Breaking News

“KAM QENË TEK…”/ Njeriu që rrëzoi bustin e diktatorit: Për një karrige po hahen çakejtë me…

20 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News

28 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha, shqiptarët vazhdojnë të enden midis nevojës për të krijuar një lidership të besuar e më pas, të zhgënjyer, kërkojnë largimin e tij. Rrëzimi i bustit të diktatorit nis nga greva e urisë e ndërmarrë nga qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.

Astrit Hatellari: “Kam qenë tek studentet tre ditë rresht, biles kisha marrë edhe ushqime me vete”.

Banorët e kryeqytetit dhe mijëra që u bashkuan prej qendrave kryesore të Shqipërisë në grevën e studentëve, nuk as nuk e kishin idenë se çfarë mund të ndodhte realisht

Astrit Hatellari: Të gjithë u turrëm. Pati një shkëmbim force me policinë dhe me ujë. Hymë në kryeministri e Bllok.

Turma afrohej drejt sheshit të “Skënderbej”, në drejtim të veprimeve ende të panjohura, por me dëshirën dhe ëndrrën e brendshme se kishte ardhur fundi

Astrit Hatellari: Isha në vijën e parë me shumë të tjerë. Ndërmarrjet e Tiranës ishin të gjithë me studentët. Dikush duhet të paguaj që të fitojnë të tjerët.

Frika dhe pasiguria për jetën ishin aty, duke mbërthyer ëdo njeri që shkelte mbi pllakat e sheshit e përreth tij, por me sa duket, askush nuk kishte më asgjë për të humbur..

Astrit Hatellari: Tek bashkia ka pas mitraloz, tek Pallati i Kulturës ka pasur prapë. Tek Banka ka pasur snajpera. Nuk na bënin përshtypje. Nuk i shihnim për herë të parë këto gjëra”.

Revolta nuk pati nevojë për burra të fortë, as për udhëheqës, por veç për kurajën qytetare, mbështetjen dhe solidaritetin ndaj një të përbashkëte: luftën kundër një pushteti dhunues e shtypës.

Astrit Hatellari: Ka pasur më tepër femra në shesh se sa meshkuj. Shumë meshkuj që sot hiqen si burra nuk kanë qenë as gra”.

Por si ndikoi në psikologjinë e protestuesve të asaj kohe, mbështetja e uniformave blu?

Astrit Hatellari: Policia ka qenë agresive. Dikush erdhi me pistoletë për të vrarë. Njerëzit nuk e lanë. Më ra rasti mua për të qenë sipër bustit.

Rrëzimi i bustit shënoi e rënien e sistemit komunist në Shqipëri. Për rrjedhojë shkëputjen nga e shkuara dhe fillimin e një “epoke” të re për Shqipërinë, atë të demokracisë, ku ende sot pas 28 vjetësh, shqiptarët vazhdojnë të duan të ikin, vazhdojnë të tradhtohen në besimin që u japin qeverive.

Astrit Hatellari: Ata që ishin në pushtet donin të vrisnin gjithë popullin por e kuptuan se do vriteshin vet. E kuptuam në mbrapa. Po e shkatërrojnë këtë popull. Asnjëri nuk ka marrë pjesë në hedhjen e këtij momenti në hije. Për një karrige po hahen çakejtë me njëri-tjetrin dhe populli laraman po i vjen mbrapa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDAL NË FAMILJEN KARDASHIAN-JENNER/ Tristan Thompson tradhton Khloen me shoqen e ngushtë të Kylie
Previous article "NGELI DUKE NXJERRË GJOKSIN"/ Prezantuesit kapen mat në studio teksa flisnin për kolegen

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

LOKALI I KTHYER NË PIKË LOJËRASH FATI/ Një 47-vjeçar në pranga, shpallet në kërkim pronari Aktualitet

LOKALI I KTHYER NË PIKË LOJËRASH FATI/ Një 47-vjeçar në pranga, shpallet në kërkim pronari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT