• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KAM QEJF ME TË NDIHMU”/ Durim Bami tregon kafen me Tom Doshin. Incidenti me makinën e Frrokut
Home
Shqipëri

“KAM QEJF ME TË NDIHMU”/ Durim Bami tregon kafen me Tom Doshin. Incidenti me makinën e Frrokut

20 June, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Në dosjen e siguruar në lidhje me çështjen hetimore të Tom Doshit, Mark Frrokut e Durim Bamit të cilët akuzohen për “kallëzim të rremë”, sikur do të vritej Tom Doshi ka detaje të pa publikuara ndonjëherë.

Në dëshminë e tij, Durim Bami ka deklaruar se është thirrur në kafe nga Tom Doshi, i cili i ka thënë se kishte dëshirë ta ndihmonte dhe se donte të njëjtin përkushtim edhe nga ana e tij.

Ka qënë deputeti Tom Doshi ai që i ka telefonuar dhe i ka kërkuar të pinë një kafe në lokal “Antika”, pronë e Tom Doshit në zonën e Shallvareve.

“Gjatë bisedës Toma i ka thënë: Kam qejf me të ndihmu, por dua edhe t’i të më ndihmosh për diçka që unë do të kërkoj dhe ai (Durimi) i është përgjigjur: Nëse është diçka që bëhet, do mundohem të të ndihmoj”, -thuhet në dosje.

Në ato momente Toma i ka shpjeguar se donte të bënte të besueshëm faktin se kanë dashur ta vrasin dhe personi që kishte urdhëruar vrasjen e tij ishte Ilir Meta. Durimi po ashtu ka treguar se pasi të deklaronte diçka të tillë do shpërblehej nga Tom Doshi, shumën nuk ia kishte thënë, por se do të ishte diçka e majme.

Nga ana tjetër në dosje përmendjen edhe emrat e dy punëtorëve të restorant “Antikës”, Dorjan Xheraj, Dallandyshe Mulaj që deklarojnë se e kanë parë Durim Bamin të qëndronte në lokal bashkë me Tom Doshin e Mark Frrokun.

Në dosjen e prokurorisë vërtetohet se ka qënë Mark Frroku personi që ka inciuar alibinë e planit për eliminimin fizik të Tom Doshit.

Durim Bami siç sqarohet ka mohuar të ketë njohje me Frrokun dhe se planin e kishte bërë vetëm me Doshin, por deklarimet e punëtorëve të restorantit të Doshit dhe një ngjarje e ndodhur në Durrës, të dokumentuar nga prokuroria thonë të kundërtën.

Në dosje thuhet se: “Të pandehurit Durim Bami i kishin bllokuar një makinë me xhama të zinj, me leje qarkullimi në emër të Mark Frrokut dhe që për zhbllokimin e tij është dashur ndërhyrja e këtij të fundit brenda policisë së Durrësit, së bashku me Tom Doshin. Pas këtij momenti të tre personazhet kanë drekuar në zonë e Plazhit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Beatrix Ramosaj publikon FOTO nga shtrati! Shikoni me kë është këngëtarja
Previous article Qeveria miraton paketën fiskale/ Bizneset do të përfitojnë një normë të reduktuar të tatimit dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT