Në një intervistë të dhënë për ‘Extra’, Fergie ka thënë se puna e saj e fundit dhe videoja shoqëruese janë një mënyrë për të zbuluar varësinë ndaj drogës.
“Ajo çfarë është e rëndësishme rreth historisë sime është se unë e kam treguar atë në mënyra të ndryshme.
Unë kam folur rreth saj në media por me këtë album dhe veçanërisht me ‘A Little Work’, kam qenë në gjendje ta bëj në një mënyrë poetike dhe jam në gjendje ta këndoj gjithashtu”.
Këngëtarja rrëfen edhe të kaluarën e errët dhe të hidhur të periudhës së varësisë ndaj drogës.
“Isha gjatë gjithë ditës me halucinacione. M’u desh një vit të hiqja dorë nga ajo drogë e veçantë për shkak të kimikateve në trurin tim, të cilat më ndalonin të shihja gjërat. Të argëtonte shumë deri në atë pikë sa nuk më argëtonte më.
Por falënderoj atë ditë që nuk ishte sepse ajo është forca ime, fati im, shpresa ime për diçka më të mirë”./ city



