• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Kam një prejardhje të ndërlikuar fetare”, Donald Lu rrëfehet para studentëve: Fëmijët do zgjedhin vetë
Home
Sociale

“Kam një prejardhje të ndërlikuar fetare”, Donald Lu rrëfehet para studentëve: Fëmijët do zgjedhin vetë

1 February, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu ka bërë një rrëfim për prejardhjen e tij fetare, ashtu siç është shprehur ai vërtetë shumë të ndërlikuar.

Më 30 janar, Ambasadori Lu është takuar me studentë nga disa universitete për një diskutim të hapur. Ai përgëzoi studentët nga komunitete dhe universitete të ndryshme fetare për punën e tyre për të çuar përpara traditën shqiptare të dialogut ndërfetar dhe vuri në dukje se ‘kjo është një nga tiparet/gjërat që e bën vendin tuaj të fortë.’

“Sa prej jush rrjedhin nga familje me prindër apo gjyshër, halla apo teze ose xhaxhallarë apo daja, të cilët kanë fe të ndryshme? Unë kam një prejardhje shumë të ndërlikuar fetare. Im atë, i cili u rrit në Kinë, ishte budist. Nëna dhe vëllai im i madh janë katolikë. Motra dhe unë jemi protestantë. Vjehrra ime është hebreje. Kunati im gjerman është një ateist. Dhe unë e kam jetuar pjesën më të madhe të jetës në vende myslimane dhe hinduiste. Pyetja e madhe për familjen time është se me çfarë besimi do t’i rrisim fëmijët tanë. Përgjigjja është se do t’i lejojmë që ta vendosin vetë se çfarë feje do të ndjekin. Megjithatë e di se do t’i rrisim fëmijët tanë që të jenë tolerantë dhe të pranojnë njerëzit e të gjitha besimeve”, ka rrëfyer Donald Lu.

Ai u shpreh para studentëve se në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor përvecc Shqipërisë, dallimet fetare kanë rezultuar në luftë dhe vuajtje.

“Ju si shqiptarë e keni gjithashtu këtë mundësi të mrekullueshme. Jam i sigurt se të gjithë keni miq të mirë të cilët janë myslimanë, bektashinj, katolikë, ortodoksë, protestantë dhe ateistë. Kjo është një nga gjërat që e bën këtë vend të fortë.
Në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, këto dallime fetare kanë rezultuar në luftë dhe vuajtje. Në Shqipëri, kjo larmi besimesh ka rezultuar në kontribute të jashtëzakonshme të bashkësive fetare të Shqipërisë. Njerëzit e besimit në Shqipëri kanë krijuar ndërtesa të shkëlqyera, kremtime ndërfetare të festave fetare, organizata për t’u shërbyer të varfërve dhe lidhje kulturore me njerëzit në mbarë botën”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Ai u shpreh më tej se tradita e jashtëzakonshme e tolerancës fetare të Shqipërisë sigurisht që ka lidhje me Holokaustin dhe mbrojtjen e mijëra hebrenjve që kërkuan mbrojtje këtu gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Vjehrra ime hebreje organizoi kohët e fundit në Memfis, Tenesi, shfaqjen e filmit “Besa”. Ky film tregon historinë e mijëra familjeve shqiptare që rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky është gjithashtu një film që diskuton rëndësinë kulturore të mikpritjes së shqiptarit dhe mbajtjes së fjalës së dhënë. Vjehrra ime ftoi amerikanë nga xhamia e qytetit të saj, si dhe shqiptaro-amerikanë që jetojnë në Memfis. Historia juaj e jashtëzakonshme për besën ka ndihmuar edhe në nxitjen e tolerancës fetare në vendin tim”, tha Lu.

Ai dha një mesazh të fortë për brezin e ri. “Dhe sot, shohim që feja në pjesë të botës, përfshirë Sirinë, Irakun, Birmaninë, Sudanin e Jugut dhe Afganistanin, përdoret për të justifikuar dhunë dhe vuajtje të tmerrshme. E di se të gjithë ju do të jeni pjesë e brezit që i jep fund dhunës që justifikohet përmes fesë. E di që tashmë jeni duke folur për mënyrën se si besimet tona të shumta forcojnë komunitetet tona në vend që t’i ndajnë ato. E di që të gjithë ju qëndroni kundër dhunës dhe do të ndihmoni të bindni njerëzit e tjerë se ne të gjithë – myslimanë, ortodoksë dhe katolikë – jemi të njëjtë në atë që duam për familjet dhe komunitetet tona”, deklaroi ambasadori Lu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madrid gati të rikthejë James Rodriguez nga huazimi te Bayern
Previous article FOTO/ Barcelona-Valencia, formacionet zyrtare

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT