• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“KAM LEXUAR 149 LIBRA SHQIP”/ Historia e 78-vjeçarit suedez që nuk mungon në asnjë panair libri: Ja si e mësova gjuhën
Home
Kulturë

“KAM LEXUAR 149 LIBRA SHQIP”/ Historia e 78-vjeçarit suedez që nuk mungon në asnjë panair libri: Ja si e mësova gjuhën

22 November, 2021 s.autor Kulturë

Duhan tarabosh dhe llullë dhuratë. Marr gjysmë kile me vete”. Kur e dëgjon të flasë kështu, duket si një shqiptar tradicional, por personazhi është Bjorn Edgar, 78 vjeç nga Suedia. Kontakti i parë me Shqipërinë në vitin 1971, e lidhi aq shumë me vendin tonë, saqë i premtoi vetes që nuk do të reshte kurrë së vizituari…

“Erdhëm grup turistësh por premtova që nëse Shqipëria hapet do vija prapë. Një gjuhë është si një çelës që hap vendin, hap derën, mund të bisedoj me njerëzit, mund të lexoj…”, thotë ai për Report TV.

Dhe ashtu ndodhi. Hapja e kufijve në vitin 1990 ishte momenti për të përmbushur premtimin që i kishte dhënë vetes. Bjorni, flet tashmë 8 gjuhë të huaja, por mënyra se si ka mësuar shqipen, është mbresëlënëse.
“E kam mësuar me libër, me kasetë, në fillim, pastaj fillova të udhëtoj, kur u hap Shqipëria s’pata më problem, më pëlqen shumë vendi juaj”, tregon ai.

78-vjeçari nga Suedia, dikur mësues i gjuhëve të huaja, vjen çdo vit në Shqipëri. Eventi që ai nuk do të donte kurrë ta humbiste, është panairi i librit. Ai ka lexuar tituj të një numri të madh autorësh, mes të cilëve Ismail Kadare, Vili Minarolli, Dritëro Agolli dhe veprat e Enver Hoxhës.

Bjorn Edgar tashmë është i vetëm në udhëtimet e tij, por deri vonë, shoqëruese të përhershme kishte bashkëshorten, e cila nuk jeton më. Ajo që i pëlqen më së shumti në Shqipëri, është natyra, duke veçuar bjeshkët, si dhe zonën juglindore të vendit.

“Bjeshkët, malet më pëlqejnë më shumë, deti ashtu ashtu. Malësia e Madhe, Gramozi është mrekulli, edhe në veri Vermosh, Tamarë, Voskopojë. Korça është qytet simpatik, ndryshe nga qytetet e tjera, është lart, ajër i freskët. Në hotele, ose në kamping, ose në makinë, pak të izoluar, në natyrë, më pëlqen shumë natyra shqiptare”, shprehet ai.

Edhe traditat dhe kultura ilire, për Bjornin e bëjnë Shqipërinë të papërsëritshme…

“Vallet shqiptare janë të mrekullueshme, ngjajnë pak me grekët, jeni pak të ngjashëm, vetëm gjuha është ndryshe, ju jeni ilirët, rrënjët ilire. Shqipëria është më ekzotike se sa Greqia”, tregon Bjorn.

Si një vizitor i përhershëm i vendit tonë, 78-vjeçari nuk mund të mos vërejë ndryshimet drastike të viteve të fundit.

“Ka ndryshuar shumë, nga një vit në tjetrin, kullat, është një Manhatan. Më mirë pamja, është e mrekullueshme, kanë rregulluar sheshin, parkun, rrugët. Para disa vitesh rrugët ishin shumë të keq, vështirë për të udhëtuar, tani janë mirë, kjo lehtëson shumë për një udhëtar si unë, mund të shkojë kudo.

Për herë të dytë isha në 1996, morëm një traget, nga Shkodra deri në Sarandë menduam 1 ditë mjafton, por 2 ditë. Duhet të kalonim një natë në Llogara për të fjetur në çadër. Nuk kishte tabela”, thotë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BONUSI I BEBEVE/ Rama bën bilancin: 36,238 fëmijë të lindur, përfituan familjet
Previous article PS MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR/ Çfarë do të diskutohet

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT