• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KAM HESHTUR PËR SHUMË VITE”/ Senatorja amerikane: Jam abuzuar seksualisht nga…
Home
Nderkombetare

“KAM HESHTUR PËR SHUMË VITE”/ Senatorja amerikane: Jam abuzuar seksualisht nga…

7 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Një senatore amerikane ka deklaruar se është përdhunuar nga një oficer i lartë gjatë kohës që ajo shërbente në Forcën Ajrore. Senatorja Martha McSally ka qenë pilotja e parë femër e Shteteve të Bashkuara që fluturonte në zona lufte.

Deklaratën ajo e bëri teksa po fliste në një seancë ku diskutohej për sulmet seksuale dhe abuzimet në ushtri. Senatorja republikane nga Arizona tha se në atë kohë nuk e raportoi abuzimin që ishte kryer me të, pasi ndihej e turpëruar dhe e hutuar, madje nuk i besonte as sistemit.

“Kam qëndruar e heshtur për shumë vite. Por më vonë gjatë karrierës time, kur ushtria u përball me skandale dhe reagimet e tyre ishin të papërgjegjshme, e ndjeva të nevojshme që t’ua tregoja disa njerëzve. U largova nga shërbimi 18-vjeçar në Forcat Ajrore e dëshpëruar. Si shumë viktima të tjera të abuzimit, ndihesha sikur sistemi abuzonte vazhdimisht me mua”, deklaroi Senatorja McSally.

Në vitin 2010 ajo u largua nga Forca Ajrore e SHBA-së dhe i hyri politikës. Për dy mandate u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa vitin e kaluar fitoi në Senat. Nuk është hera e parë që Martha McSally flet për abuzimet seksuale. Një vit më parë ajo tregoi një tjetër rast kur ka qenë viktimë e abuzimeve. Trajneri i saj në gjimnaz i kishte bërë presion për të kryer me të marrëdhënie seksuale kur ishte 17 vjeç, sipas Senatores.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Ekspozimi ndaj infeksionit në mitër rrit rrezikun e autizmit dhe depresionit
Previous article "ËSHTË NJË TURP,KJO..."/ Neymar shpërthen ndaj VAR-it (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT