• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM GRUAN SHTATZËNË”/ Ish drejtori i Hipotekës së Shkodrës kërkoi lirinë: Jam gati të jap…
Home
Aktualitet
Drejtësi

“KAM GRUAN SHTATZËNË”/ Ish drejtori i Hipotekës së Shkodrës kërkoi lirinë: Jam gati të jap…

30 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

“Më hetoni të lirë, kam gruan shtatzënë. Jap dhe garanci pasurore”. Kjo ka qenë kërkesa e ish-drejtorit të Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka, para gjykatës ndërkohë që ndodhet në hetim për korrupsion. 

Bashkë me të, para gjykatës doli dhe juristja Frida Mirashi si dhe Erjon Cubaj, që përfitoi një dokument pronësie në kërkim të parave. Gjatë seancës për rivlerësimin e masës së sigurisë, ish-drejtori i Hipotekës nuk pranoi asnjë prej akuzave të ngritura ndaj tij se merrte deri në 5 mijë euro për një praktikë të njohjes së pronësisë.
c2a48322-2093-4d3f-8185-190

Leka mohoi se ka bërë korrupsion gjatë 8 muajve të ushtrimit të detyrës dhe ka kërkuar masë lehtësuese, duke pasur parasysh se nuk është një person me rrezikshmëri që mund të largohet, përkundrazi ka shprehur gatishmërinë për t’i shkuar deri në fund këtij procesi hetimor ndaj tij, por duke qenë i lirë edhe si një person publik.

Po ashtu, pala mbrojtëse dhe vetë ish-drejtori Leka kanë kërkuar “detyrim paraqitje” edhe për shkak të rrethanave familjare, duke qenë se bashkëshortja e drejtorit aktualisht është shtatzënë dhe ka nevojë që bashkëshorti të jetë pranë saj. Zamir Leka, gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për t’u liruar edhe përmes vendosjes së garancisë pasurore. Leka mohoi se ka mbajtur dosje të përpunuara apo në proces përpunimi në zyrën e tij siç pretendon Prokuroria, duke thënë se ato dosje i kanë pasur juristët dhe se gjithçka ka funksionuar sipas procedurave të përcaktuara.

Pavarësisht se hodhi poshtë akuzat e prokurores Shqiponja Milla, Leka u la me masën e sigurisë “arrest me burg”. Edhe juristja Frida Mirashi mohoi akuzat ndaj saj, duke shpjeguar se në këtë mes nuk ka të bëjë fare çështja nëse ka pasur apo jo një lidhje të ngushtë me ishdrejtorin siç thuhet nga ana e Prokurorisë.

Juristja tha se nuk ka bërë shkelje, duke kërkuar të lirohet, por gjykata e la në “arrest shtëpie”. Erjon Cubaj, i cili jeton në Irlandë, por kishte ardhur në Shqipëri ndërsa akuzohej se ka paguar para për të përfituar një dokument pronësie, gjë të cilën e hodhi poshtë. Ky i fundit është i vetmi, për të cilin gjykata zëvendësoi masën nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”.

Pas arrestimit të drejtorit, në krye të Hipotekës në Shkodër Drejtoria e Përgjithshme e Hipotekave komandoi në këtë detyrë ish-deputetin e PS-së, Gjokë Jaku, i cili mban dhe detyrën zëvendësdrejtor i përgjithshëm i këtij institucioni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATET ME TRAJNERIN/ Pogba: Jam i gatshëm të mos luaj nëse Mourinho...
Previous article "NGJALLJA E SHËN LLAZARIT"/ Shqipëria i dhuron "UNESCO-s" ikonën e restauruara para 6 muajsh

k.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT