• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KALUAN KUFIRIN ME JET SKI/ Roja bregdetare vret me armë dy turistë
Home
Jetë

KALUAN KUFIRIN ME JET SKI/ Roja bregdetare vret me armë dy turistë

1 September, 2023 s.autor Jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Mesdheut, teksa rojet bregdetare algjeriane kanë qëlluar për vdekje dy turistë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se dy turistët me franko-marokenë ndodheshin me pushime në resortin Saidia në Marok, por kanë kaluar kufirin detar duke përfunduar në ujërat algjeriane me jet ski-të e tyre.

Grupi që kaloi pa kuptuar në ujërat algjeriane përbëhej nga katër persona. Pasi qëlloi për vdekje dy prej tyre, një i tretë u arrestua nga roja bregdetare që patrullonte kufirin mes dy shteteve.

Të shtënat kanë shkaktuar zemërim në Marok pasi një peshkatar postoi video të një trupi të pajetë që notonte në det.

Mohamed Kissi ishte i vetmi nga grupi prej katër vetash që u kthye në Marok. Ai tha se grupi kishte humbur dhe kishin mbetur pa karburant në ujërat algjeriane.

“Ne humbëm, por vazhduam derisa e pamë veten në Algjeri. Ne e dinim se ishim në Algjeri sepse një gomone e zezë algjeriane erdhi drejt nesh dhe na qëlluan. Falë Zotit nuk më kapën plumbat, por ata vranë vëllanë dhe shokun tim”, tha Kissi.

“Më kanë arrestuar shokun tjetër. Pesë plumba kanë goditur vëllain dhe shokun tim. Shoku tjetër është goditur nga një plumb”, shtoi ai.

Viktimat janë identifikuar si Bilal Kissi dhe Abdelali Merchouer, ndërsa i arrestuari është Smail Snabe, i cili ka dalë para një gjykate të mërkurën.

Një zëdhënës i qeverisë marokene nuk pranoi të komentonte mbi të shtënat, duke i thënë AFP se ishte “një çështje e gjyqësorit”, ndërsa Algjeria refuzoi po ashtu të komentonte.

Të dy kombet kanë një histori të gjatë tensionesh, pasi vazhdojnë të përplasen për Saharanë Perëndimore. Edhe kufiri prej 2,000 km i gjatë mes tyre, ka qenë një burim tensioni që kur dy shtetet fituan pavarësinë nga sundimi kolonial francez.

Ai u mbyll në vitin 1994 për arsye sigurie pasi militantët islamikë bombarduan një hotel në qytetin historik maroken të Marakeshit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "THUAJSE MIRË"/ Short “ferri” vetëm për Milan, buzëqeshin mediat italiane
Previous article DONALDI DHE ROMEO FESTOJNË DITËLINDJEN/ Ja vjeç mbushin binjakët?

s.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT