Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në rajonin e Follorinës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sipas mediave greke, shqiptarët kishin kaluar nga kufiri i gjelbër përmes malit, duke sfiduar edhe kushtet atmosferike për shkak të reshjeve të dëborës, shkruan Newsbomb.
Të arrestuarit janë të moshave 37, 30, 31, 50 dhe 30 vjeç, ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë me dije. Sipas legjislacionit grek, ata mund të dënohen nga 3 vite burgim ose me gjobë prej 1500 Euro.


