• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KALOVA DJERSËT E VDEKJES”/ Nora Malaj rrëfen tmerrin nga COVID: Pija uji dhe nuk…
Home
Aktualitet
Kronikë

“KALOVA DJERSËT E VDEKJES”/ Nora Malaj rrëfen tmerrin nga COVID: Pija uji dhe nuk…

13 August, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ish zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj ka fituar betejën e saj me COPVID-19, por pasojat që virusi i ka lënë pas nuk janë të pakta. Këputje, një sistem imunitar i dobët dhe dobësim, janë disa nga shenjat që Malaj raport se ka ende edhe pse betejën me koronavirusin e ka fituar.

Në një intervistë për Report Tv, Malaj shpjegoi simptomat e para që pati dhe si e përballoi sëmundjen, për të cilën u kurua në banesën e saj së bashku me të shoqin, i cili u prek gjithashtu.

Humba e shijes e nuhatjes, temperaturë, dhimbje gjoksi, këputje dhe dhimbje të forta që ” fillonin nga rrënja e flokut deri tek maja e gishtave” siç thotë vetë Malaj janë disa nga simptomat që ajo pati. Virusi nuk u tregua i lehtë me të, ku Nora Malaj shprehet se dhimbjet kanë qenë të forta dhe rreziku ishte edhe më real pasi ajo vuan edhe nga diabeti, i cili u rrit ndjeshëm gjatë mjekimit ndaj COVID-19.

Malaj shprehet se do edhe kohë të marrë vetën me trajtim ushqimore dhe mendim pozitiv, pasi nga koronavirus nuk ka vetëm vuajtje fizike, por dhe emocionale e mendore.

“Më ka lënë goditje në të gjithë organizmin dhe ka nevojë për t’u rikuperuar. Kam nevojë për ushqim më të specifikuar dhe rrezet e diellit. Medikamentet e marra ishin të forta të bënin të humbisni në peshe  dhe duhet edhe të mendosh pozitivisht pasi nuk ishte traumë fizike por dhe mendore. Kam nevojë për kohë rikuperimi edhe pas sëmundjes, që mund të zgjasë edhe për 10 deri në 15 ditë.  

Më humbi shija e jetës, thjeshtë vegjetoja.  Kisha temperaturë, dhimbje në gjok dhe këputje që fillonte që nga rrënja e flokëve deri tek maja e gishtave. Kisha djersë pa pushim dhe pastaj filloi të humbiste shija dhe nuhatjen, ndërsa në gojë kishe shijen e një metali.

Pije ujë dhe nuk e shijoja dhe e vetmja gjë që më kërkonte organizmi ishte dhallë. Pasi bëra skanerin e kuptuam që ishte covid, që e përcaktoi mjeku Pëllumb Pipero.

Ai u alarmua pasi unë jam dhe me diabet. Të jem e sinqertë nuk e doja spitalin  dhe filluam mjekimin në shtëpi ku fatkeqësisht u infektua dhe bashkëshorti. Pata momente kur mendoja nuk po duroj dot më“, tha Malaj.

“Virusi e arriti kulmin në ditën e 9” thotë Malaj duke e cilësuar si ditën më të vështirë, ndërsa “në ditën e 17 mu rikthye sërish shija”.

Edhe pse u përkasin bindjeve të ndryshme politike, ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ka shprehur gjithmonë edhe publikisht miqësinë më kryeministrin Edi Rama.

Pyetjes nëse kreu i qeverisë i kishte dërguar mesazh urimi pasi u shërua nga Covid, Malaj iu përgjigj se Rama nuk i ka dërguar mesazh sepse ka qenë periudha kur i ka ndërruar jetë e ëma, Aneta Rama, ndërsa kryeministrin e ngushëlloi publikisht.

“Kanë qenë ato ditë kur humbi jetën teta Neta, nuk kam marrë urim me shkrim pro jam e sigurt që si është treguar solidar dhe ka uruar shërimin tim. Në fund të ditës jemi shumë pak për të dashur të keqën e njëri-tjetrin, beteja politike është përtej betejës me jetën”, tha Malaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA TESTI ANTI-COVID TEK NXEHMJET/ Ja protokolli special në Lisbonë për Championsin
Previous article FORMULA 1/ Doli pozitiv me COVID-19, piloti rikthehet në pistë pas 2 javësh karantinë

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT