Jo më kot thuhet se më mirë të dish se sa të kesh. Në rast se keni shumë pak rroba apo keni ndërmend të blini ca të reja ne ju këshillojmë disa veshje në veçanti me të cilat mund ta kaloni gjithë dimrin.
Mundohuni të siguroni fillimisht një palë çizme me takë. Shkojnë me gjithçka si dhe janë perfekte për kohën me shi.
Zgjidhini të zeza përndryshe nëse blini një palë me një tjetër ngjyrë, do të duket lehtë se vishni përherë të njëjtat.
Golfi i zi është i domosdoshëm. Jo vetëm gjatë ditës por dhe në darkë një i tillë nuk është kurrë zgjedhje e keqe. Mund t’i shtoni një palë vathë dhe ja ku jeni gati për një gotë verë.
Një pallto ju duhet me patjetër. S’ka rëndësi se ç’keni veshur poshtë. Hidheni sipër, vendosini një shall, një çantë dhe jeni gati. Do të dukeni mirë dhe do të jeni ngrohtë.
Pulovrat sigurohuni t’i keni të ngrohta dhe t’jua mbulojnë mirë qafën. Kështu nuk keni pse vendosni çdo ditë shall. Një ditë të bukur mund të vishni pulovrën dhe një xhaketë sipër.
Nëse ka një investim në garderobë për të cilat nuk do të pendoheni kurrë janë një palë pantallona të errëta serioze. Qendroni diku mes të zezës ose blusë së errët.