Kreu i Kushtetuese, Bashkim Dedja ka folur për herë të parë për mediat, pasi kaloi me sukses procesin e Vettingut dhe u rikonfirmua në detyrë. Dedja tha se të kalojë në filtrat e Vettingut ishte njësoj si të kaloje “varrin për së gjalli”.
S’mendova kurrë të jap dorëheqjen. Të kalosh Vettingun është sikur të kalosh “varrin për së gjalli”. Refoma është e rëndësishme. Që nga muaji mars Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe politika duhet të gjejë zgjidhje për këtë. Nëse të gjithë s’e meritojnë le të largohen, por sipas ligjit e kushtetuese.
Për rastin tim: do merret perfaqesuesi ligjore. Kolegji apelimi do caktoj standartin e kryerjes se Vettingut. S’e kam mdnduar kurre qe sdo kaloja. Gjithçka mund të ndodhte. Vettingun e kam ndjekur ne shpi me familjaret, ishte diçka me emocion. Pasi e ndoqa ne shtepi erdha në zyrë. Shqiptarët marrin drejtesi të vonuar dhe kjo është problem, sjell kosto.