• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KALOI VETTINGUN/ Si u “PËRPLAS” Gjyqtari Hallunaj me ADRIATIK LLALLËN pas vendimit për Frrokun
Home
Aktualitet
Drejtësi

KALOI VETTINGUN/ Si u “PËRPLAS” Gjyqtari Hallunaj me ADRIATIK LLALLËN pas vendimit për Frrokun

1 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë, gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, gjyqtaren e Shkallës së Parë Tiranë, Brunilda Kadi dhe prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Hallunaj, Kadi dhe Muçi kalojnë Vettingun duke vazhduar kështu detyrën. Pas marrjes së vendimit ata janë shprehur se ndihen të vlerësuar.

Vendimi i parë u dha për Hallunajn, pas seancës dëgjimore që u zhvillua dje në KPK. Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Suela Zhegu dhe Genta Tafa (Bungo), dha vendimin për Hallunajn, pasi zhvilloi hetimet në të trija shtyllat e hetimit për Hallunajn, pastërtinë e figurës, aftësinë profesionale dhe pasurinë. Vendimi i dytë u dha për gjyqtaren Brunilda Kadi, e më pas KPK konfirmoi Besnik Muçin.

Në seancën e djeshme para KPK-së, rezultoi se Hallunaj nuk kishte problem me pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. KPK ngriti si shqetësim, pse gjyqtari kishte paraqitur një kontratë tjetër për blerjen e një apartamenti në vitin 2005. I vetmi “incident” profesional i dokumentuar nga KPK-ja ishte ankimimi që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i kishte bërë vendimit të Hallunajt për dhënien e pafajësisë për Arben Frrokun. Llalla ishte ankuar në KLD për Hallunajn, pasi sipas tij vendimi ishte i njëanshëm.

Për sa i përket pastërtisë së figurës, KPK shqyrtoi raportin e DSIK, ku thuhet se Hallunaj është i pastër dhe s’ka problem apo kontakte me krimin e organizuar.

Në përfundim të seancës së sotme, vetë Dritan Hallunaj, tha se ndihet i lehtësuar. “Ndihem i lehtësuar. Keqardhje për kolegët që nuk e kaluan dot Vettingun.” -tha Hallunaj. 

Gjyqtari Hallunaj është kandidati i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor që u përball me procesin e Vettingut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kinemaja botërore në Gjirokastër/ Pas 30 vitesh rikthehen filmat në qytetin e gurtë
Previous article U largua nga Partizani, ish-mesfushori ndihet falenderues në Danimarkë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT