• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KALOI VETTINGUN/ Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokuroren Lindita Male
Home
Aktualitet
Drejtësi

KALOI VETTINGUN/ Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokuroren Lindita Male

13 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për prokuroren e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Lindita Male e cila u konfirmua në detyrë.

Përmes një njoftimi, Komisioneri Publik, thotë se e ka ankimuar këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe thekson se shkaqet e ankimimit të merren në shqyrtim, nga Kolegji i Posaçëm i Aplikimit, pasi sipas tij, në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, paraqiten rrethana ligjore, që e bëjnë të cënueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Ziguri u përball më 8 janar me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për Zigurin u kryesua nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Lindita Ziguri (Male) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Në dhjetor 2020, Ziguri u komandua si inspektore në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Njoftimi i plotë:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 332, datë 12.1.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Lindita Male (Ziguri), me funksion prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë.

Komisioneri Publik, mbështetur në kompetencën e tij kushtetuese dhe ligjore, në vlerësim edhe të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 332, datë 12.1.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.
Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pasi të ketë kryer vetë Kolegji një hetim dhe vlerësim të plotë të rezultateve të hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit, të vendosë, në mënyrë alternative, lënien në fuqi të vendimit nr. 332, datë 12.1.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose ndryshimin e tij.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi bashkë me rekomandimin e ONM-së janë publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Këngëtari i njohur Elgit Doda shfaqet krah Manastirliut: Në zemër të Tiranës
Previous article COVID-19/ 4033 raste të reja me koronavirus në Greqi, 93 humbje jetë në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT