• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KALOI VETTINGUN/ Deputeti i PD për Arta Markun: Ka shkelur ligjin. Sistemi i drejtësisë ka rënë…
Home
Shqipëri

KALOI VETTINGUN/ Deputeti i PD për Arta Markun: Ka shkelur ligjin. Sistemi i drejtësisë ka rënë…

4 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Aliebaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24, foli për kalimin e kryeprokurores të përgjithshme të përkohshme Arta Marku në sitën e Vettingu-t.

Pas rikonfirmimit të saj në detyrë, deputeti i djathtë tha se ky është një proces politik i mazhorancës, lëvizje politike që ka kapur sistemin e prokurorisë.

Sipas Alibeajt sot nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, e rrjedhimisht nuk ka kontroll ndaj mazhorancës.

“Nuk ishte në diskutim përkohshmëria apo përheshmëria, kjo dihej që në fillim. Ishte një proces politik i mazhorancës, që ishte lëvizje politike për të kapur sistemin e prokurorisë, e në atë rast për të rrënuar reformën në Drejtësi. Mënyra si u emëruar personat në Vetting, kemi pasur dyshimet tona, dhe sot kemi prova. Janë dhënë rreth 11 mijë vendime për gjyqtarë e 4-5 vendime për prokurorë. Ky Vetting po bëhet politikisht i kontrolluar, kjo është dilemë e madhe. Vettingu nuk është as cilësor dhe as i njëtrajtshëm. Arta Marku është një nga provat e sotme. Dje vetë përfaqësueit e OMN-së ngritën disa shqetësime ligjore. Ajo ka kryer shkarkime e emërime, ligji nuk e lejon pasi ajo është cilësuar e përkohshme, e thoshin që do rri shumë pak. Madje në betim edhe vetë Arta Marku tha që nuk do të bëj asgjë. Ka shumë prokurorë që janë shkarkuar nga Arta Marku, duke shkelur ligjin.

Është fare e qartë që procesi i Vettingut, shpresa e fundit që mund të bëhej një sistem drejtësie në Shqipëri, e kërkuar nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët, element për hapjen e negociatave, shikoni si është rrënuar. Ngrehinë që është ngritur me shumë sakrifica e vuajtje.

Ne nuk kemi besuar që në fillim te ky lloj procesi, se kemi motivin. Qeveria ka motive të forta që të mos lejojë drejtësinë e re të bëhet. Se pushteti do ishte gjahu i parë, kjo qeveri, këta ministra, ky kryeministër. Pse do krijojnë ata një trupë që do i fuste në burg?

Ka gjykatës që kaluan Vettingun, por që kanë probleme me pasurinë. Pse disa prokurorë e gjykatës me probleme kalohen e disa të tjerë jo?” tha Abileaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Festoi me shqiponjë në Champions, UEFA nis hetim disiplinor ndaj lojtarit të Dritës
Previous article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ 4 shqiptarët e Zvicrës dhe megalomania e mëmëdhetarëve virtualë

F.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Gjiknuri largohet nga komisioni i ligjeve, Ulsi Manja: Ik merru me Oerdin... Politikë

ÇFARË NDODHI? Gjiknuri largohet nga komisioni i ligjeve, Ulsi Manja: Ik merru me Oerdin...

RAMA ZBARKON NË BRUKSEL/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE Breaking News

RAMA ZBARKON NË BRUKSEL/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

SULMI NDAJ TURIZMIT SHQIPTAR/ Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese Politikë

SULMI NDAJ TURIZMIT SHQIPTAR/ Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT