• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KALLËZIMI NGA BALLA/ Basha thirret në Prokurori të premten, ja akuzat drejt tij
Home
Shqipëri

KALLËZIMI NGA BALLA/ Basha thirret në Prokurori të premten, ja akuzat drejt tij

10 October, 2018 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është thirrur për të dëshmuar ditën e premte në prokurori si person në hetim në procedimin penal për shpërdorim detyre, shpifje dhe fyerje në kallëzimin e bërë nga Taulant Balla për rastin e ish-oficerit Emiljano Nuhu.

Pas denoncimit të Emiljano Nuhut dy javë më parë, Balla kallëzoi penalisht Lulzim Bashën, Edi Palokën, Enkelejd Alibeajn, Basir Çollakun dhe Emiljano Nuhun. Ish-oficeri i Krujës, Nuhu që kërkoi azil në Zvicër pretendon se në datë 21 korrik është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Ai akuzon se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan. Por Nuhu, kur bëri më 30 korrik kallëzimin në Komisariatin 6 të Tiranës, duke denoncuar se ishte kërcënuar pasi po hetonte çështjen e Xhisielës, nuk i referohet aspak episodit të 21 korrikut.

Kufizohet vetëm të thotë se pasditen e 30 korrikut dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet Ëhat’s up-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë. Sipas policisë që heton mbi këtë çështje, këto kërcënime me armë në të vërtetë nuk kanë ekzistuar dhe Emiljano Nuhu ka vendosur t’i shpikë ato vetëm para se të arratisej, në mes të gushtit, për ta bërë më të besueshme dhe solide kërkesën për azil politik.

Pas denoncimit të tij dy javë më parë, opozita sulmoi kryetarin e grupit të PS duke e akuzuar se mbrojti djalin e deputetit të Krujës, por Taulant Balla i kallëzoi penalisht për tre vepra penale. Ndërsa në datë 4 tetor, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla dëshmoi për rreth dy orë në Prokurorinë e Tiranës lidhur me këtë çështje.

Balla përveç dëshmisë para prokurores Elsa Miha, depozitoi edhe tabulatet telefonike të asaj dite, 21 korrikut, të marra vetë pranë kompanisë celulare, që provojnë sipas tij se Lulzim Basha ka gënjyer, pasi nuk ka qenë në Fushë Krujë sikur denoncoi Nuhu. Tashmë pritet nëse Lulzim Basha do të shkojë në prokurori për të dëshmuar për akuzat ndaj Ballës në lidhje me këtë cështje.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbrojtësi i Kukësit "shënon një GOL të bukur" nën “kurthin e dashurisë” (FOTO)
Previous article MONTIMI I "BABALES"/ Prokuroria thërret për shpjegime deputetin Ervin Salianji

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PAMJET/ Momenti kur persona të maskuar shkulin rrethimin metalik dhe sulmojnë Ministrinë Aktualitet

PAMJET/ Momenti kur persona të maskuar shkulin rrethimin metalik dhe sulmojnë Ministrinë

TENSIONET PARA MINISTRISË SË ARSIMIT/ Protestuesit shkulin kangjellat, hedhin molotovë e gurë Aktualitet

TENSIONET PARA MINISTRISË SË ARSIMIT/ Protestuesit shkulin kangjellat, hedhin molotovë e gurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT