• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KALLËZIMI I METËS PËR DVORANIN/ Avokati Vishaj: Procedimi nuk mund të regjistrohet, nuk ka vepër penale
Home
Intervista

KALLËZIMI I METËS PËR DVORANIN/ Avokati Vishaj: Procedimi nuk mund të regjistrohet, nuk ka vepër penale

19 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Intervista

Në një kohë kur presidenti Ilir Meta dorëzoi sot kallëzimin penal për kreun e KED Ardian Dvoranin, për shpërdorim detyre, vjen një reagim nga avokati Sajmir Vishaj. Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Vishaj pohoi se nuk mendon se do të regjistrohet kallëzimi, pasi në këtë rast nuk bëhet fjalë për vepër penale dhe veprime nga një individ, por të një institucioni me disa anëtarë.

“Nuk ka rëndësi iniciativa që presidenti i Republikës ushtron të drejtën e një kallëzimi. Ashtu siç një institucion apo person, në momentin kur merr vesh një shkelje ka të drejtë që të bëjë kallëzim. Prokuroria është jo kompetente për të regjistruar një kallëzim të tillë. Në momentin që një institucion i drejtohet me kallëzim një prokurorie, duhet të shohim pse. Shpërdorimi i detyrës kërkon një dëm për pasoja shtetërore. Jemi përpara një akti administrativ që mund të kërkojë interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Askush nuk mund të mbajë përgjegjësi për votën kolegjiale, për shpërdorim detyre nëse nuk është individual. Në rastin e KED s’kemi të bëjmë me një individ por me 6-7 anëtarë që kanë vepruar. Për mendimin tim nuk do regjistrohet kallëzimi penal sepse nuk kemi të bëjmë me vepër penale por me një akt administrativ. Kërkon interpretim.

Nuk mund ta drejtosh në tre prokurori. Dhe vetë janë të paqartë, tek cila prokurori.
Prokuroria e Përgjithshme në rastin konkret ka një rol administrativ, nuk mund të ushtrojë ndjekje penale. Kemi ndryshime të reja me kodin e procedurës penale”, tha Vishaj.

Presidenca njofton sot se kallëzimi i penal i Presidentit Meta për Kryetarin e KED do depozitohet në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË NË FUND U KONFIRMUA! Flori Mumajesi dhe Arilena Ara do të sjellin bashkëpunimin që po prisnim padurim
Previous article E BUJSHME NGA FRANCA/ Nëna e Mbappe lëshon "BOMBËN": Djali im do të luajë me ekipin...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT