40-vjeçarja nga Tropoja, Valbona Marku Nrecaj, është gruaja që u vra mbrëmë nga ish-burri i saj, Pjetër Nrecaj.
Viktima dhe i dyshuari kishin muaj që ishin ndarë, ndërsa kishin pesë fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Brekoc të Komunës së Gjakovës. Mbrëmja e 7 korrikut ishte e kobshme për familjen Marku të Gjakovës. Atë natë atyre iu vra e bija Valbona, dhe vajza e saj 9 vjeçare nga ish-burri i saj, Pjetër Nrecaj.
Valbona ishte me prejardhje nga rrethi i Tropojës ndërsa kishte ardhur të jetonte në Gjakovë pas luftës. Ndonëse ishte e martuar me Pjetrin dhe kishin gjashtë fëmijë së bashku, dhuna që kishte ushtruar Nrecaj ndaj saj kishte bërë që ajo të shkonte të jetonte te shtëpia e familjes së saj.



