Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik edhe kalendarin e ndeshjeve të javës së nëntë në Kategorinë Superiore dhe javës së shtatë në Kategorinë e Para.
Superiorja do të luhet në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Do ditën e shtunë është përcaktuar të zhvillohen 3 takime. Në orën 14:00 Kamza do të presë Partizanin si dhe Luftëtari do të përballet me Lushnjën në Gjirokastër. Për të vijuar më pas me sfidën Teuta-Laçi, e cila do të zhvillohet në orën 17:00.
Dita e dielë ka rezervuar dy takime tepër interesante. Në orën 14:00 Vllaznia do të presë Skënderbeun në “Reshit Rusi”, ndërsa ora 17:00 do të kulmojë me kryendeshjen e javës, Flamurtari-Kukësi.
Superiorja
Në Kategorinë e Parë, përveç sfidave Kastrioti-Besëlidhja dhe Apolonia-Tomori që do të zhvillohen ditën e dielë, të gjitha të tjerat luhen të shtunë në orën 14:00.