• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KACIFA”/ Artan Hoxha: Ekstremistët GREKË, kush ua mbylli sot gojën Metës dhe Berishës?
Home
Breaking News

“KACIFA”/ Artan Hoxha: Ekstremistët GREKË, kush ua mbylli sot gojën Metës dhe Berishës?

8 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, ku ka komentuar varrosjen e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa, por edhe atë që ndodhi sot në këtë fshat, ku mbi 1500 grekë me një flamur grek përcollën me thirrje anti-shqiptare për në banesën e fundit Kaçifan. Gazetari Artan Hoxha, ka thënë se të njëjtët ekstremistë grekë që ishin prezentë sot në Bularat, janë ata që kanë trazuar Himarën në zgjedhjet lokale. Hoxha ka thënë se Babis Karathanos, i arrestuar sot në Gjirokastër ka qenë prezent në Himarë më 2011.

“Pjesëmarrja, e importuar nga Greqia. Kjo është një shfaqje e orkestruar, dhe njerëzit janë sjellë nga territori grek. Personi që ka qendruar në krye të tyre është shumë i njohur për shtetin shqiptar. Babis Karathanos, është i njohur në Shqipëri, ka qenë në vijimësi që është shfaqur sa herë ka patur situata të tensionuara apo situata të inskenuara. Më 8 maj 2011, ai ishte në Himarë për zgjedhjet lokale. Ish-deputeti ka qenë në Himarë, i shoqëruar nga anëtarë të Agimit të Artë. Në mënyrë demonstrative ka qenë në Himarë, ishte mbështetës i Bollanos, ishte i interesuar për himariotët dhe mbarëvajtjen e rezultatit. Ka bërë të gjitha përpjekjet që të fitonte Bollano. Në 2011, Bollano ishte përfaqësues i të djathtës se kishte mbështetjen e tyre. Pavarësisht denoncimit, aktivitetin e tij në dëm të Shqipërisë e njohin të gjithë. Rishfaqja e tij, nëse do t’iu kthehemi filmimeve të ngjarjes së Himarës, do të shihni të njëjtat fytyra. Ja pra, janë të njëjtët njerëz. Ata të Himarës, i kemi në Bularat. Ka një strukturë të qartë me qëllime anti-shqiptare. S’di çfarë duhet të bëjë më që të veprojë shteti shqiptar. Ata s’duhet të hynin as në Kakavije. Ai me origjinë është shqiptar i hershëm, me kombësi greke. Nuk e di çfarë duhet të cënohet më tepër se kaq që të kemi një reagim nga autoritetet. Ka buçitur në Bularat, hysteria anti-shqiptare. Autoritetet tona duhet të veprojnë, të konstatohet një shkelje nga qindra shkelje që ka bërë dhe të mbajë përgjegjësi. Nuk mund të bëjë askush, atë që kanë bërë sot ata në Shqipëri. policia serbe në Beograd veproi duke mos lejuar që të bëhej foto me simbolin e shqiponjës. Prandaj, uroj që autoritetet tona të veprojnë dhe të kenë dokumentuar një shkelje të Karathanos. Ai duhet të mbajë përgjegjësi si çdo shkelës ligji. Shumica e grekëve nuk ndidhen të përfaqësuar me atë që ka ndodhur.”

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur shqetësimin dhe një pyetje direkte lidhur me heshtjen e politikës shqiptare, ku përmend presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilët reagojnë për gjithçka, por sot për Bularatin kanë heshtur.

“E gjitha është organizuar, jo për t’i bërë karshillëk politikës shqiptare, se ne i njohim. Të gjithë ata që nuk kanë vepruar sot, kuptohet se kush paguhet nga Greqia. Si ka mundësi që presidenti i Republikës, Ilir Meta që nuk lë mal e kodër pa shkuar, si nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë gjë por fshihet si struc? Kryeministri Edi Rama, sot nuk ka reaguar. Poshtë tij, ministri i Jashtëm, ministri i deleguar i brendshëm, nuk kanë thënë asnjë fjalë për të qetësuar popullin shqiptar. Deputetë të opozitës, kryetari i PD, nuk kanë reaguar. Janë përfaqësesë të kuvendit. Shefi i opozitës nuk thotë asnjë fjalë. S’ka reaguar për asgjë, të qetësonte simpatizantët e vetë. Do kishte kërkuar me urgjencë të mblidhej me urgjencë Këshilli i Sigurisë Kombëtare. U mblodh ky këshill për Balilin. Do mblidhej Parlamenti i Shqipërisë. Me pushkë e provuam, çfarë presim më? Erdhën sot dhe e demonstruan çfarë donin të bënin në Shqipërinë. E morën kufomën dhe e shfaqën si flamur i leckosur. Me thirrje anti-shqiptare, flamuj të Vorio-Epirit. Çfarë doni? T’ju bëjmë thirrje shqiptarëve që të mbrojnë vetë vendin e tyre. Ka heshtur njeriu që denoncon nga njeriu në darkë, Berisha nuk ka asnjë deklaratë të vetme. Këta që nuk lenë asnjë politikan pa sharë, çfarë dreqin ka ndodhur sot? Kush ua ka zënë gojën sot? Ku është elita e Shqipërisë? Pse nuk reagojnë pas asaj histerie që ka ndodhur atje? Tani, në kthim, ndalojnë Babis Karathano. Uroj të kemi së pari respekt për ligjet e vendit tonë. Po të hyni në arkivë e keni të filmuar atë person.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO I MAHNIT TË GJITHË/ Bayern, Dortmund dhe Schalke në gjurmët e kryegolashënuesit të Ligue 1
Previous article KUSH ËSHTË MANFRED WEBER / Kreu i ri i partive të djatha europiane?

F.autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT