• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KABULI NË PRAG URIE/ Banorët luten për oriz dhe “janë gati të pranojnë vdekjen”
Home
Nderkombetare

KABULI NË PRAG URIE/ Banorët luten për oriz dhe “janë gati të pranojnë vdekjen”

18 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Banorë të Kabulit i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se po luten për pak oriz dhe “janë gati të pranojnë vdekjen”, ndërsa Programi Botëror i Ushqimit (WFP) njoftoi se po detyrohet të “kthejë qindra mijëra njerëz nga qendrat e ushqimit” për shkak të mungesës së fondeve.

Drejtori i WFP për Afganistanin, John Aylieff, tha se kombinimi i thatësirës, shkurtimit drastik të ndihmave dhe kthimit me forcë të 1.5 milionë afganëve nga Irani e Pakistani ka sjellë “rritje të urisë akute” në vendin e rrënuar nga varfëria.

“Duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur urinë masive. Mund të jetë e paprecedentë, sepse gjatë dimrit nga 10 deri në 15 milionë njerëz mund të kenë nevojë për ndihmë ushqimore. Dhe për momentin nuk kemi fonde, që do të thotë se nuk do të ketë përgjigje,” u shpreh Aylieff.

Vetëm për gjashtë muajt e ardhshëm, WFP në Afganistan ka nevojë për gati 539 milionë dollarë për të ndihmuar familjet më të cenueshme. Por donatorët kanë ulur ndjeshëm kontributet: në vitin 2025, organizata ka marrë rreth 155 milionë dollarë, krahasuar me 560 milionë një vit më parë dhe 1.6 miliardë në vitin 2022.

“SHBA-të kanë qenë një donator jashtëzakonisht bujar në Afganistan për dekada të tëra, së bashku me vende të tjera nga e gjithë bota. Tani nuk është momenti që dikush të tërhiqet,” tha Aylieff.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende, por një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se gjatë katër viteve të fundit “ndihmat ndërkombëtare për popullin afgan janë devijuar dhe përvetësuar nga talebanët, një grup i shpallur terrorist global.”

“Gati të pranoj vdekjen”

Kjo krizë po i zhyt afganët në dëshpërim të skajshëm. Gul Dasta, 42 vjeçare, e pushuar nga puna pasi talebanët ndaluan gratë në administratën publike, jeton me burrin e sëmurë dhe tre fëmijët pa asnjë ndihmë ushqimore prej muajsh. “Ka ditë që nuk kemi pasur asgjë për të ngrënë. Kam zier pak oriz të lypur nga fqinjët për t’u ushqyer fëmijët. Ka ditë që vetëm qaj,” tha ajo për RFE/RL.

Edhe Abeda, 54 vjeçare, e mbetur e ve dhe pa punë pas mbylljes së shkollave të vajzave, rrëfeu mes lotësh: “Javën e kaluar nuk kisha as patate, as domate në shtëpi. Jeta është vetëm dhimbje. Madje isha gati të pranoja vdekjen.”

Miliona mbeten pa ushqim

Sipas Aylieff, situata është edhe më e rëndë në zonat rurale, ku rreth 400 qendra ushqimore janë mbyllur për mungesë fondesh. “Imagjinoni të ecësh pesë orë për të arritur në një qendër dhe ta gjesh të mbyllur. Kjo është tragjedia,” tha ai.

Aktualisht, WFP arrin të ndihmojë rreth 1 milion njerëz, nga 5 milionë që ndihmonte vitin e kaluar. Por fondet pritet të shterojnë brenda pak javësh, duke ndalur ndihmën “pothuajse plotësisht” deri në tetor.

Ndërkohë, autoritetet talebane nuk japin shpjegime të qarta për krizën e urisë, duke ia atribuar problemet “sanksioneve dhe ngrirjes së aseteve nga SHBA-të”.

Kriza humanitare në Afganistan po thellohet çdo ditë, me miliona njerëz që shohin dimrin e afërt si kërcënimin më të madh për mbijetesën e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ “Shpresojmë të na i ktheni prindërit pranë” – Letra e fëmijëve të Koço Tashkos drejtuar Mehmet Shehut
Previous article ANALIZA/ Trump rrit presionin ndaj Zelenskyt para rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT