Nga një sulm vetëvrasës në pjesën qendrore të kryeqytetit Kabul në Afganistan, janë vrarë 4 vetë dhe 13 të tjerë janë plagosur, kanë thënë zyrtarët.
Ministria e brendshme e Afganistanit ka konfirmuar se eksplodimi i sotëm e ka goditur territorin e fortifikuar në një zonë diplomatike në Kabul, ku gjenden shumë ambasada dhe zyra të organizatave kryesore ndërkombëtare.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Najib Danish, thotë se programi për Afganistanin, se të gjithë të vrarit dhe të plagosurit ishin civilë. Sipas tij, sulmi ishte kryer nga një person i ri.
Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Basir Mujahid, tha se ky sulmues vetëvrasës ishte 12 apo 13-vjeçar.
Grupi ekstremist Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Ky shpërthim u bë pas disa sulmeve në dhe rreth Kabulit këtë muaj, përfshirë një kundër një xhamie shiite në qytet, ku janë vrarë më tepër se 50 vetë.