• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA VETËM NJË STRATEGJI”/ Berisha tregon nëse do të hyjë në grevë urie për zgjedhjet e 11 majit
Home
Politikë

“KA VETËM NJË STRATEGJI”/ Berisha tregon nëse do të hyjë në grevë urie për zgjedhjet e 11 majit

29 May, 2025 s.autor Politikë

Partia Demokratike nuk e përjashton futjen e deputetëve në grevë urie, si një nga format e protestës për atë që ajo e quan masakër e zgjedhjeve të 11 majit.

I pyetur në përfundim të seancës parlamentare nëse greva e urisë është një opsion, Berisha u përgjigj: “të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme”. Më herët, para nisjes së seancës së parë parlamentare pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha tha se opozita ka vetëm një strategji, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.

Kësaj i thonë kur parlamenti shndërrohet në bodrum të mafias. Parlamenti nuk respekton asnjë rregull as të rregullores, as të kushtetutës, as ligjet. Parlamenti përdoret si dyqan privat i partisë së krimit, kjo ishte seancë ndër më të turpshmet.

Pas një farse elektorale të paprecedentë, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet dhe argumentet e opozitës për atë që ndodhi në 11 maj, këta ia mbathin brenda disa minutave. Ja ikën. Ishte shumë më e drejtë që në parlament të vijnë bosët e karteleve se këta, se ata janë të vërtetë, këta janë thjesht shërbëtorë të tyre. Megjithatë, ajo që duhet të garantoj shqiptarët është vendosmëria e opozitës për të mbrojtur kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë.

Strategjia e Opozitës është përfaqësimi i kauzës së drejtë të shqiptarëve për votën e lirë. Ka vetëm një strategji, ka vetëm një objektiv, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve në kushtet e një narkoshteti të dominuar tërësisht nga kartelet më të fuqishme në Europë”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, policia arrin të gjejë...
Previous article "VENDOS DORËN NË KURAN, NUK E FAL GJAKUN E VËLLAIT TIM"/ Dëshmia e Erion Alibejt: Dumani më tregoi vrasësit e familjarëve

s.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT