Pas shoqerimit ne polici nje dite me pare, nis procedimi penal ne gjendje te lire per ish-deputetin e PD-se, njeheresh kreun e PD-se se Elbasanit, Aurel Bylykbashi.
Sipas policise, “Në media dhe rrjete sociale ai ka bërë thirrje për veprime të dhunshme dhe pengim të procesit të votimit më datë 30 qershor 2019”.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimit Kundër Personit, në DVP Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, shtetasin A.B., 53 vjeç, banues në Elbasan.
Në media dhe rrjete sociale ai ka bërë thirrje për veprime të dhunshme dhe pengim të procesit të votimit më datë 30 qershor 2019.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
APELI I BYLYKBASHIT
Aurel Bylykbashi, gjate prezantimit te Aleances Qytetare per Mbrojtjen e Demokracise ne kete qytet, teksa i referohej zërave qe sipas tij parashikojne kasandren. “Domethene do te kete lufte civile, do te kete vellavrasje! Po e them prere dhe qarte: Ne nuk do te lejojme zgjedhje ne 30 Qershor!”- thote ai.
Duke folur ne takim me tone te forte, ai ka deklaruar para te pranishmeve se se te gjithe duhet te jene bashke, per t’i bere te qarte kryeministrit se nuk e duan.
“Ne duhet te jemi te gjithe atje, ne Bradashesh dhe ti themi me qarte se kurre, se ky qytet nuk te do, ky vend nuk te do dhe nuk ka burg qe mund te na ktheje nga rruga jone!! Jemi me te qarte se kurre!”- thote mes te tjerash ai.


