• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA VDEKUR TRUPROJA I RAMËS”/ Veliaj-Berishës: Pis burrë, a ke cipë, ti i përdorje për të vrarë njerëz
Home
Politikë

“KA VDEKUR TRUPROJA I RAMËS”/ Veliaj-Berishës: Pis burrë, a ke cipë, ti i përdorje për të vrarë njerëz

16 June, 2019 F.autor Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte ditën e sotme në Pezë në ku u takua me banorë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Gjatës fjalës së tij, Veliaj komentoi deklaratën e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili publikoi në rrjetin e tij social një deklaratë ku shprehej se një nga truprojat e kryeministrit Edi Rama ka vdekur  dhe një tjetër ka humbu jetën gjatë fushatës elektorale në Librazhd. Veliaj tha se ata janë shëndoshë e mirë teksa deklaroi se atë gardë Berisha e përdorte për të vrarë njerëz.

“Gardistët janë shëndoshë e mirë, pis burrë a ke turp a ke cipë. A ke dinjiitet të flasësh për ta, kur gardën e përdorje për të vrarë njerëz. A ka ky fytyrë të flasë ky plak pervers?”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se 30 qershori është një referendum për të larguar 30 vitet që ikën dhe për të menduar 30 vitet që do të vijnë për familjet shqiptare.

“Kemi vetëm 15 ditë që e gjithë Peza, që e gjithë lugina e Erzenit, i gjithë fshati të ketë një mobilizim të jashtëzakonshëm për 30 qershorin duke treguar që nëse ata janë me gurë ne jemi me përqafime, nëse ata janë me molotov ne jemi me asfalt, nëse ata janë me fishekzjarre ne jemi me institucione arsimore, nëse ata duan sherr ne duam familjet tona dhe njëri-tjetrin. Nëse ne bëjmë diferencën data 30-të është një referendum për të larguar 30 vitet që ikën dhe për të menduar 30 vitet që do të vijnë bashkë me familjet tona. Iu them të gjithë demokratëve; ata i kanë rregulluar punët e tyre”, tha Veliaj.

Ai iu drejtua me një mesazh edhe të gjithë atyre ish simpatizantëve dhe militantëve të PD-së të cilët kanë vendosur që të mbështesin në zgjedhjet e 30 qershorit Partinë Socialiste. Veliaj theksoi se PS është e vetmja forcë e cila i qëndron besnike qytetarëve dhe që nuk I ka zhgënjyer asnjëherë. “Kush është sot këtu si demokrat, si dikush që është zhgënjyer dhe do punë, është zhgënjyer nga urrejtja dhe do dashurinë, është zhgënjyer nga të gjithë ata që marrin një kontratë dhe e lënë përgjysmë, është zhgënjyer nga të gjithë ata që duan të zgjidhin hallet e tyre dhe jo hallet tona, po iu them se kanë bërë zgjedhjen e  duhur duke u bashkuar me PS-në, dhe e ju themi mirëseerdhët në familjen tonë, nuk do iu zhgënjejmë kurrë”, deklaroi Veliaj.

Kandidati socialist nënvizoi se qytetarët shqiptarë e kanë tashmë të qartë se cila është diferenca mes opozitës e cila I ka sjellë vetëm shkatërrim vendit dhe Partisë Socialiste e cila ka qenë fokus qytetin dhe qytetarët për të ndërtuar më shumë çerdhe, kopshte,rrugë etj.

“Shqipëria është shumë më e emancipuar se opozita jonë. Çunat dhe gocat e Shqipërisë të demokratëve dhe socialistëve i kanë sytë në ballë, kush i ka parë kopshtet e reja ,shkollat, çerdhet që kemi bërë, kush e ka parë qoftë edhe këtë park dhe se si festohet këtu, kush ka parë të gjithë investimet që janë bërë nëpër lagje, dhe kush ka parë  kanalet vaditëse, kush ka parë se si janë mbjellë pemët, kush ka parë se si është rritur imazhi i Tiranës, kush ka parë se sa turistë kanë ardhur, kush ka parë që ekonomia e Tiranës po rritet me 10 %,  i ka sytë në ballë dhe në datë 30 do të votojë Partinë Socialiste të Shqipërisë”, nënvizoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPEKTAKËL DHE 8 GOLA/ Përfundon në barazim miqësorja e "yjeve", Xhaka - Rashica
Previous article DHET TA DINI/ Ja sa orë gjumë duhet të flini sipas moshës

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT